Bota

SHBA godet një anije në brigjet e Venezuelës, vriten gjashtë persona,Trump: Është vetëmbrojtje, anija po trafikonte lëndë narkotike

Përmes një postimi në Truth Social, Presidenti Trump tha se anija i përkiste narkoterroristëve dhe se po trafikonte lëndë narkotike.

15 Tetor 2025, 15:08 Nga E.d
SHBA godet një anije në brigjet e Venezuelës, vriten gjashtë
Foto ilustruse

SHBA - Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë goditur një anije pranë brigjeve të Venezuelës. Nga ky sulm kanë humbur jetën gjashtë persona. Përmes një postimi në Truth Social, Presidenti Trump tha se anija i përkiste narkoterroristëve dhe se po trafikonte lëndë narkotike. BBC raporton se ky është sulmi i pestë i këtij lloji nga administrata Trump ndaj një anijeje të akuzuar për trafikim droge në ujëra ndërkombëtare që nga shtatori.

Në total 27 persona janë raportuar të vrarë, por SHBA-të nuk kanë dhënë prova ose detaje rreth identitetit të anijeve ose atyre që ndodheshin në bordin e tyre. Disa avokatë kanë akuzuar SHBA-të për shkelje të ligjit ndërkombëtar, dhe vendet fqinje si Kolumbia dhe Venezuela i kanë dënuar sulmet.
 
"Inteligjenca konfirmoi se anija po trafikonte narkotikë, ishte e lidhur me rrjete të paligjshme narkoterroriste dhe po kalonte tranzit përgjatë një rruge të njohur për kontrabandë.” shkroi Trump në rrjetet e tij sociale.

Ai gjithashtu postoi një video mbikëqyrjeje ajrore që tregonte një varkë të vogël në ujë që goditet nga një raketë dhe shpërthen. SHBA-të i kanë justifikuar sulmet e tyre ndaj anijeve të dyshuara për trafik droge si vetëmbrojtje. Shumë avokatë vënë në dyshim ligjshmërinë e një veprimi të tillë ushtarak.

Qeveria e Venezuelës ka reaguar ndaj sulmeve me zemërim. Maduro mohon akuzat amerikane se është i përfshirë në trafik droge, ndërsa një zyrtar tjetër ka vënë në dyshim vërtetësinë e pamjeve të postuara nga Trump./Dosja.al

venezuela donald trump 6 viktima

Sondazh

Poll