Bota

Moska shpreson që SHBA të bindë Ukrainën të ndërmarrë hapa për paqen: Shpresojmë që Trump të ndihmojnë në inkurajimin Ukrainës për procesin e paqes

Zëdhënësi i Presidencës Ruse Dmitry Peskov tha se uron që Presidenti Trum të bindë Ukrainën të ndërmzarrë hapa për të vendosur mbi një proces paqeje mes dy vendeve.

14 Tetor 2025, 15:25 Nga E.d
Moska shpreson që SHBA të bindë Ukrainën të
Foto ilustruse

RUSI - Moska shpreson që Uashingtoni të nxisë Kievin të ndërmarrë veprime për të arritur paqen. Zëdhënësi i Presidencës Ruse Dmitry Peskov tha se uron që Presidenti Trum të bindë Ukrainën të ndërmzarrë hapa për të vendosur mbi një proces paqeje mes dy vendeve.

"Shpresojmë që, sigurisht, ndikimi i Shteteve të Bashkuara, aftësitë diplomatike të të dërguarve të Presidentit Trump do të ndihmojnë në inkurajimin e palës ukrainase që të jetë më aktive dhe më e gatshme për procesin e paqes", tha zëdhënësi i Presidencës Ruse Dmitry Peskov në një konferencë për shtyp.
 
Mediat e huaja shkruan se zëdhënësi i Presidencës Ruse tha se kishte pasur një pauzë serioze në procesin e negociatave të Stambollit. Kjo ka ardhur për shkak të mosgatishmërisë së Kievit, për t'iu përgjigjur propozimeve të Moskës./Dosja.al

moska rusi ukraina

Sondazh

Poll