Bota

OBSH ngre alarmin/ Shurupet e prodhura në Indi për kollën shkatuan vdekjen e dhjetra fëmijëve, ndaloni përdorimin e tyre

Ilaçet e identifikuara i përkasin grupeve specifike si Coldrif, Respifresh TR dhe ReLife. Këto medikamente janë prodhuar nga tre kompani indiane.

14 Tetor 2025, 14:36 Nga E.d
OBSH ngre alarmin/ Shurupet e prodhura në Indi për kollën
Foto ilustruse

INDI - Organizata Botërore e Shëndetësisë ka deklaruar se tre lloj të shurupeve për kollën, janë përgjegjëse për vdekje e disa fëmijëve në Indi. Ilaçet e identifikuara i përkasin grupeve specifike si Coldrif, Respifresh TR dhe ReLife. Këto medikamente janë prodhuar nga tre kompani indiane. Këto kompani farmaceutike janë Sresan Pharmaceutical, Rednex Pharmaceuticals dhe Shape Pharma.
 
Mediat e huaja shkruajnë se në ilaçet e lëngshme orale u gjetën nivele të larta të dietilen glikolit , një përbërës toksik i cili mund të çojë në lëndime serioze ose vdekje, veçanërisht tek fëmijët. Kjo nuk është hera e parë që nivele të rrezikshme të kimikateve toksike janë zbuluar në ilaçet për kollën të prodhuara në Indi. Në vitin 2023, shurupet e eksportuara për kollën u lidhën me vdekjen e dhjetëra fëmijëve në Uzbekistan dhe Gambi.

Autoritetet shtetërore indiane, kanë urdhëruar ndalimin e menjëhershëm të prodhimit të barnave te tre prodhuesit dhe kanë pezulluar autorizimet e produkteve, tha OBSH-ja në deklaratën e saj. Produktet e kontaminuara janë tërhequr gjithashtu dhe nuk janë eksportuar nga India.
 
"Aktualisht nuk ka prova për eksport të paligjshëm", tha OBSH-ja.
 
Autoritetet në shtetin jugor të Tamil Nadu, ku ndodhet selia e Sresan Pharmaceuticals, thanë se pezulluan licencën e prodhuesit dhe mbyllën kompaninë. Kjo pasi një hetim zbuloi se të paktën 19 fëmijë në shtetin qendror të Madhya Pradesh, vdiqën nga konsumimi i shurupit Coldrif. Policia ka arresrtuar pronarin e Sresan Pharmaceuticals , ndërsa dy inspektorëve të lartë të barnave ju hoqn licensat.

Ata pritet të përballen me masa disiplinore për moskryerjen e inspektimeve të detyrueshme të vendeve. Paralajmërimi i OBSH-së vjen pasi agjencia identifikoi grupe lokale të sëmundjeve akute dhe vdekjeve të fëmijëve në të gjithë Indinë në fund të shtatorit. Disa ditë më vonë, Organizata Qendrore e Kontrollit të Standardeve të Barnave të Indisë i tha OBSH-së se DEG u gjet në të paktën tre shurupe kolle të konsumuara nga fëmijët e prekur. Zyrtarët e shëndetësisë thanë se ilaçet ishin të lidhura me vdekjen e më shumë se 60 fëmijëve në Gambia./Dosja.al

obsh shurupe indi

Sondazh

Poll