Bota

“Do ta shohësh çfarë do të ndodhë”, Daily Mail: Edi Rama “mollë sherri” mes Trump dhe Macron? Ekspertët e leximit të buzëve zbërthejnë BISEDËN në samit

Ngjarja lidhet me momentin kur Trump, gjatë një deklarate publike, ngatërroi Shqipërinë me Armeninë, duke thënë se kishte ndihmuar në ndërprerjen e luftës mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit. Episodi u bë menjëherë viral, ndërsa kryeministri Rama reagoi me humor ndaj lapsusit të ish-presidentit amerikan.

14 Tetor 2025, 08:27 Nga M.L
“Do ta shohësh çfarë do të ndodhë”, Daily
Macron-Trump

IZRAEL- Presidenti amerikan Donald Trump ka kërkuar të “sqarohet” me homologun e tij francez Emmanuel Macron, lidhur me një episod të bujshëm ku ishte përfshirë edhe kryeministri Edi Rama. Ngjarja lidhet me momentin kur Trump, gjatë një deklarate publike, ngatërroi Shqipërinë me Armeninë, duke thënë se kishte ndihmuar në ndërprerjen e luftës mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit. Episodi u bë menjëherë viral, ndërsa kryeministri Rama reagoi me humor ndaj lapsusit të ish-presidentit amerikan.

Sipas Daily Mail, gjatë samitit për Gazën që u mbajt dje në Egjipt, disa ekspertë të leximit të buzëve pretendojnë se kanë zbërthyer bisedën mes Trump dhe Macron, ku dy liderët kanë folur pikërisht për këtë ngatërresë. Nuk dihet saktësisht se çfarë është thënë mes tyre, por raportimet sugjerojnë se Trump është përpjekur të sqarojë situatën dhe t’i japë fund keqkuptimeve që pasuan deklaratën e tij.

Analiza e një lexuese buzësh, Nicola Hickling, e cituar nga Daily Mail, pretendon se biseda ishte më shumë se një përshëndetje formale.

DIALOGU

Trump: Gëzohem shumë që të shoh! Pra ti je dakord?

Macron kthen kokën nga ana tjetër dhe i jep një përgjigje që nuk mund të lexohet.

Trump: Je i sinqertë?

Macron: Sigurisht.

Presidenti amerikan më pas i shtrëngoi fort dorën Macron-it përpara se të përgjigjej: Në rregull, tani dua të di pse më lëndove. E di tashmë. Po bëj paqe. Hajde tani. Unë lëndoj vetëm ata që lëndojnë të tjerët

Macron: E kuptoj. Do ta shohim këtë.

Trump: Do ta shohësh çfarë do të ndodhë. Do të shihemi pas pak.

Momenti tallës nga ana e kryeministrit Edi Rama ndaj presidentit Donald Trump mori vëmendjen e botës. Pak para mbledhjes së Komitetit Politik Evropian Rama bashkë me Presidentin francez Emmanuel Macron dhe Presidentit azer Ilham Aliyev u filmuan duke ironizuar Trumpin-in në lidhje me lapsusin që ai bëri për luftën Azerbaxhan-Armeni. Teksa po qëndronin të tre, Rama i kërkoi Macron që tu kërkonte falje atij dhe Aliyev se përse nuk i ka përgëzuar për përfundimin e luftës mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit. Më pas edhe mediat ndërkombëtare i kanë bërë jehonë ironisë së Ramës./Dosja.al

donald trump edi rama emmanuel macron

Sondazh

Poll