Art&Argëtim

Massimo Ranieri dhe Tiziano Ferro elektrizuan skenën e Sanremos me zërat brilantë! Dueti i fuqishëm (VIDEO)

6 Shkurt 2020, 08:39 Nga DOSJA
Massimo Ranieri dhe Tiziano Ferro elektrizuan skenën e Sanremos me

ITALI– Të dy në të njëjtën skenë, nuk i kishim parë kurrë! Tizziano Ferro dhe Massimo Ranieri ndezën publikun në skenën e teatrit “Ariston”, me performancën e tyre magjike. Një emocion i vërtetë ka pushtuar skenën e Sanremos pas duetit të mrekullueshëm mes dy këngëtarëve të mëdhenj italianë.

Dy zëra brilantë , që arritën të mbërthenin publikun pas ekranit, dhe të dhuronin një performancë elektrizuese. Ata risollën në skenë këngën e kënduar shumë vite më parë nga Massimo Ranieri, “Perdere L’amore”. Më në fund Amadeus arriti të realizonte ëndrrën e këngëtarit, Tiziano Ferro për të bërë një duet me të famshmin, Massimo Ranieri.

Me zëra të fuqishëm, duket sikur janë trashëgimtarë të njëri-tjetrit. Madje në një moment me shaka, Massimo Ranieri i kërkoi Tiziano Ferro-s ta thërriste ‘baba’, çka shkaktoi të qeshura në publik.

Pastaj Tiziano Ferro pyet publikisht Massimo-n: “Unë do të këndoj në Napoli. Ju lutem, ejani. Unë të dua ty si mysafiri im ”. Këngëtari i premtoi publikisht se do të jetë pjesë e koncertit.

Kënga e paharrueshme e vitit 1988, të cilën Ranieri e solli edhe njëherë në Festivalin e Sanremos, u ripërsërit tashmë si një duet mes dy zërave të mëdhenj të muzikës italiane.

 

Sot është nata e tretë e festivalit të madh italian “Sanremo 2020”. Dy netë më parë, pjesë e skenës kanë qenë zëra të mëdhenj të muzikës italiane, duke përfshirë Massimo Ranierin, Tiziano Ferro-n, dhe grupin e famshëm “Ricchi e poveri”, duke dhurar magji në skenën e teatrit Ariston. Në mbrëmjen e sotme do të jetë radha e Georgina Rodriguez, e njohur si e dashura e Cristiano Ronaldos, dhe prezantueses shqiptare Alketa Vejsiu. Mbrëmjen e fundit do ta prezantojë Novello dhe Leotta, madje do të jetë edhe prezantuesja historike Mara Venier. Festivali do të zgjasë deri më 8 shkurt, dhe pritet të ketë plot surpriza.

R.L/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kulture kulture dueti i fuqishëm këngëtarët italianë massimo ranieri perdere l'amore sanremo 2020 tiziano ferro dueti i fuqishëm këngëtarët italianë massimo ranieri perdere l'amore sanremo 2020 tiziano ferro

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 5 Shkurt 2020, 21:26

TIRANË– Moderatorja Einxhel Shkira ka reaguar pas daljes së saj në emisionin “Shqipëria Live”.Me anë të një reagimi në Instastory, Shkira zbulon për ...