14 Tetor 2025, 08:54
Nga M.L

TIRANA- Forcat Operacionale kanë vënë në pranga në Tiranë shtetasin Aldo Avdylaj, i cili ishte shpallur në kërkim pas operacionit të gjerë të SPAK që goditi grupet kriminale të njohura si “Grupi i Rrumit të Shijakut” dhe “Avdylajt”. Sipas bluve, Avdylaj akuzohet si organizator dhe bashkëdrejtues i grupit kriminal që qëndron pas ekzekutimit të Ermir Bregut, ngjarje e ndodhur në vitin 2021 në Durrës.
Pas disa muajsh kërkimesh, ai u lokalizua dhe u arrestua në një apartament pranë Kopshtit Zoologjik në Tiranë, ku ishte fshehur për t’iu shmangur drejtësisë.
Akuzat e ngritura nga SPAK ndaj tij:
a. “Vrasje me paramendim”, kryer per hakmarrje, në dëm të shtetasit E.B alias I. K në datën 24.01.2021 në qytetin e Durresit, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit te strukturuar kriminal dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 78/2, 28/4 dhe 334 paragrafi i dytë të Kodit Penal.
b. “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit atë të grupit te strukturuar kriminal dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 278/1, 28/4 dhe 334 paragrafi i parë të Kodit Penal.
c. “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal./ Dojsa.al
aldo avdylaj grupi i rrumit të shijakut
Aktualitet
14 Tetor 2025, 08:34
M.L
Foto ilustruese
TIRANA- Amar Shkëmbi alias Dritan Shkëmbi, është ekstraduar sot nga Emiratet e Bashkuara Arabe si i përfshir&...
Aktualitet
14 Tetor 2025, 07:21
M.L
Foto ilustruese
TIRANA- Ditën e hënë, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen njoftoi heqjen e tarifave roaming të komu...
Aktualitet
14 Tetor 2025, 07:17
M.L
Foto ilustruese
BERAT- Në disa zona të Beratit ka nisur vjelja e ullirit, ndërsa pritet të fillojë së shpejti edhe në fs...
Aktualitet
14 Tetor 2025, 07:13
M.L
Foto ilustruese
TIRANA- Mungesa e punonjësve është bërë një problem themelor për bizneset shqiptare vitet e fundit, por ...
Aktualitet
14 Tetor 2025, 07:10
M.L
Foto ilustruese
TIRANA- Ditën e sotme, vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike, duke sjellë mot të...
Aktualitet
13 Tetor 2025, 22:58
I.A
TIRANË- Një vit më parë, kryebashkiaku Erion Veliaj, i hipur mbi një skuter elektrik, promovonte përdorimin e këtyre mjetev...
Aktualitet
13 Tetor 2025, 22:46
I.A
KOSOVË- Rezultati i zgjedhjeve lokale të 12 tetorit në Kosovë, i cili çoi në balotazh 17 komuna, vlerësohet se do të...
Aktualitet
13 Tetor 2025, 22:39
E. D
polici me motor elektrik
DURRËS- Videoja e një polici me motor elektrik ka bërë xhiro në rrjet, kjo pasi një ditë më...
Aktualitet
13 Tetor 2025, 22:19
E. D
foto ilustruese
ITALI- Policia italiane ka arrestuar katër shtetas shqiptarë, dy burra dhe dy gra, pasi u kapën duke shitur kokainë br...
Aktualitet
13 Tetor 2025, 20:51
E. D
foto ilustruese
KOSOVË- Agjensia amerikane e lajmeve Associated Press i ka kushtuar një artikull zgjedhjeve lakale të Kosovës. Në ...