Sport

VIDEO / Kosova bën mrekullinë në Goteborg, ngjitet në vendin e dytë!

Tetori me sa duket është muaji i suksesit të futbollit shqiptarë. Pas fitores historike të kuqezinjëve në Serbi, mbrëmjen e së hënës ishte rradha e Dardanëve të gëzojnë cdo zemër kuqezi anembanë botës.

13 Tetor 2025, 22:50 Nga DOSJA

VIDEO / Kosova bën mrekullinë në Goteborg, ngjitet në vendin

SUEDI - Tetori me sa duket është muaji i suksesit të futbollit shqiptarë. Pas fitores historike të kuqezinjëve në Serbi, mbrëmjen e së hënës ishte rradha e Dardanëve të gëzojnë cdo zemër kuqezi anembanë botës. Përfaqësuesja e Kosovës bëri mrekullkinë në Goteborg duke mundur edhe në shtëpinë e sajë Suedinë për të marrë 3 pikë, që e ngjisin në venidn e dytë.

Vendasit e nisën më mirë ndeshjen, duke rrezikuar disa herë përmes goditjeve këndore, megjithatë Aro Muric ishte thjesht i pathyeshëm. Ndërkohë që Suedia sulmonte, Kosova krijoi një kundërsulm ku Veldin Hoxha dhuroi një asist për Fisnik Asllanin, i cili shënoi duke zhbllokuar takimin në minutën e 32’-të.

Kosova kishte edhe një tjetër rast të artë për të dyfishuar epërsinë, por portieri vendas e ndali një goditje të fuqishme të Vedat Muriqit, e nga topi i kthyer nuk përfitoi Leon Avdullahu, që goditi shtyllën. Me këto raste dhe me shifrat 0-1 u mbyllën 45 minutat e para.

Në pjesën e dytë dardanët rezistuan mjaft mire duke menaxhuar avantazhin poavarësisht shtimit të presionit nga vendasit por ishte e kotë. Një mbërmje e madhe kjo për Kosovën e cila merr kështu 6 pikë të plota përballë Suedisë dhe me barazimin ndaj Sllovenisë ngjitet në kuotën e 7 pikëve në vendin e dytë. Në ndeshjet e muajit nëntor Kosova do të udhëtojë drejt Sllovdenisë dhe do të presë në Prishtinën ndaj Zvicrës për të mbyllur këto eliminatore.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll