Sport

Çmenden serbët hyjnë në edhe në “xhepin” e Pixit, paguhej sa 3-fishi i Sylvinhos!

Nëse do të kishte rezultate, askush nuk do ta kishte përmendur këtë. Trajneri i Serbisë është nën sulm për shkak edhe të të ardhurave të jashtëzakonshme për kushtet e tyre financiare si shtet.

13 Tetor 2025, 18:39 Nga DOSJA
Çmenden serbët hyjnë në edhe në “xhepin”

SERBI - Nëse do të kishte rezultate, askush nuk do ta kishte përmendur këtë. Trajneri i Serbisë është nën sulm për shkak edhe të të ardhurave të jashtëzakonshme për kushtet e tyre financiare si shtet. 

Dragan Stojković Pixi fitoi 11,000,000 euro në katër vjet, të paktën kështu pretendon Rade Bogdanović. Ardhja e tij solli një freski afatshkurtër. Askush në botë nuk do ta lejonte të merrte një pagë prej 11 milionë eurosh në Federatën e Futbollit të Serbisë në katër vjet e gjysmë pa dhënë rezultat. Ai ishte shumë me fat që disa njerëz menduan se mund ta bënte, tani kemi një kapitull të ri. Kemi një seleksionues i cili, si ta them, nuk i duron dot kritikat, por duhet ta kuptojë se paga e tij në FSS ishte sa paga e 70 kirurgëve në spital, - tha të dielën Rade Bogdanović, analist futbolli në Serbi.

Ndërkohë në fillimet e kontratës së tij u diskutua për një shifër prej 1.4 milion eurosh në vit, ndërsa sipas mediave atje ska fakte konrete për ktë gjë.

Ndërkohë me duke mbetur tek Pagat, Sylvinho përflitet se përfiton 1 mln euro në vit në bazë të kontratës, por gjithësesi një shifër e till nuk është e konfirmuar zyrtarisht pasi asnjëra nga palët nuk i ka publikuar në formë zyrtare termat ekonomik të kontratës pasi veç pages trajnerët kanë edhe shumë bonuse në varësi të arritjeve.

10 trajnerët më të paguar në Botë:

1. Karlo Anćeloti (Brazil) – 9,5 miliona euro

2. Tomas Tuhel (Anglia) – 5,9 miliona euro

3. Julian Nagelsman (Gjermania) – 4,9 miliona euro

4. Fabio Kanavaro (Uzbekistan) – 4 miliona euro

5. Roberto Martines (Portugali) – 4 miliona euro

6. Didije Dešamp (Francuska) – 3,8 miliona euro

7. Marselo Bijelsa (Urugiai) – 3,5 miliona euro

8. Ronald Kuman (Hollandë) – 3 miliona euro

9. Gustavo Alfaro (Paraguao) – 2,5 miliona euro

10. Lionel Skaloni (Argjentina) – 2,3 miliona euro

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll