Sport

VIDEO / Asllani shtang Suedinë që në pjesën e parë!

Kombëtarja e Kosovës e ka mbyllur në epërsi pjesën e parë ndaj Suedisë, në takimin që po zhvillohet në Gotenberg.

13 Tetor 2025, 22:08 Nga DOSJA
VIDEO / Asllani shtang Suedinë që në pjesën e parë!

SUEDI - Kombëtarja e Kosovës e ka mbyllur në epërsi pjesën e parë ndaj Suedisë, në takimin që po zhvillohet në Gotenberg. “Dardanët” janë në epërsi prej një goli, atë të Fisnik Asllanit që e shtangi Suedinë. Vendasit e nisën më mirë ndeshjen, duke rrezikuar disa herë përmes goditjeve këndore, megjithatë Aro Muric ishte thjesht i pathyeshëm.

Ndërkohë që Suedia sulmonte, Kosova krijoi një kundërsulm ku Veldin Hoxha dhuroi një asist për Fisnik Asllanin, i cili shënoi duke zhbllokuar takimin në minutën e 32’-të.

Kosova kishte edhe një tjetër rast të artë për të dyfishuar epërsinë, por portieri vendas e ndali një goditje të fuqishme të Vedat Muriqit, e nga topi i kthyer nuk përfitoi Leon Avdullahu, që goditi shtyllën. Me këto raste dhe me shifrat 0-1 u mbyllën 45 minutat e para.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll