Sport

FOTOLAJM/ “Skandaloze”, banderola në Kosovë-Slloveni tmerron serbët: Terroristët e UÇK-së dhe një banderolë...

Në një artikull të publikuar pas ndeshjes, portali shkruan se në banderolë shihej edhe stema e Shqipërisë dhe imazhi i një pjesëtari të UÇK-së, duke e lidhur ngjarjen me tensionet historike mes dy vendeve. Ndeshja përfundoi me rezultatin 0–0, në kuadër të raundit të tretë të Grupit B për kualifikimet e Kupës së Botës në FIFA.

11 Tetor 2025, 16:41 Nga M.L
FOTOLAJM/ “Skandaloze”, banderola në Kosovë-Slloveni
Foto ilustruese

SERBI- Gjatë ndeshjes mes Kosovës dhe Sllovenisë, e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në tribunat e tifozëve u shfaq një banderolë që tërhoqi vëmendje të gjerë në rrjetet sociale dhe mediat rajonale.

Në banderolë shkruhej: “90 minuta futboll? Ne i mbijetuam luftës”, mesazhi që, sipas tifozëve kosovarë, përkujton rezistencën dhe vuajtjet gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Ndërkohë, media serbe “Telegraf” e ka cilësuar këtë gjest si “skandaloz”. Në një artikull të publikuar pas ndeshjes, portali shkruan se në banderolë shihej edhe stema e Shqipërisë dhe imazhi i një pjesëtari të UÇK-së, duke e lidhur ngjarjen me tensionet historike mes dy vendeve. Ndeshja përfundoi me rezultatin 0–0, në kuadër të raundit të tretë të Grupit B për kualifikimet e Kupës së Botës në FIFA./ Dosja.al

ndeshje kosove slloveni serbi

Sondazh

Poll