Aktualitet

‘Majko nuk donte ta takonte’/ Artan Hoxha kthehet pas në kohë, si Fatmir Hakaj takoi me “zor” kryemini

5 Shkurt 2020, 21:41 Nga DOSJA
‘Majko nuk donte ta takonte’/ Artan Hoxha kthehet pas në

TIRANË– Gazetari investigativ Artan Hoxha ka treguar një episode nga vitet ’98 kur kryeministër i vendit ishte Pandeli Majko, sot ministër i Diasporës.

Hoxha i ftuar në emisionin “Opinion” ka treguar se Majko kishte vendosur që të bënte një takim në Veri të vendit por nuk donte që të takohej me Fatmir Haklajn për shkak të reputacionit të tij.

“Vajti Majko bashkë me ministrin e Brendshëm dhe vetëm mos të takonte Fatmirin. Kryeministri asokohe nuk hyri në Bajram Curr por bëri takimin në hidrocentralin e Fierzës. Edhe eprori i kishte dhënë Fatmirit që mos shko se pastaj thonë ja.. Fatmiri e mori vesh dhe shkoi, i dha dorën Majkos, tha: Unë jam Fatmir Haklaj, shef i Komisariatit të Tropojës, dhe iku. U bë i paparashikueshëm dhe nuk fshihej,”-tha Hoxha.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet fatmir hakaj pandeli majko fatmir hakaj pandeli majko

Sondazh

Poll