Aktualitet

Rënie gurësh dhe mungesë sinjalistike, aksi nacional Burrel-Skuraj burim aksidentesh për drejtuesit e mjeteve: Kemi frikë t

5 Shkurt 2020, 21:09 Nga DOSJA
Rënie gurësh dhe mungesë sinjalistike, aksi nacional

BURREL- Aksi nacional Burrel-Skuraj vazhdon të mbetet problematik për drejtuesit e mjeteve, segmenti i Shkopetit mbart një rrezikshmëri të lartë. Rënia e gurëve të mëdhenj në rrugë rrezikon përdoruesit e saj sidomos në orët e para të mëngjesit, kjo gjë shfaqet si problem i madh  në ditët me shi, pasi ka dhe një rrëshqitje ose shkëputje të gurëve nga shkëmbinjtë më të mëdhenj, kjo vjen pasi ky aks nuk ka asnjë mbrotje nga shpati i malit.

Si pasojë e mungesës së rrjetave apo mureve mbrojtëse, shkëmbinjtë që shkëputen nga mali bien në rrugë, duke u bërë dhe burim për aksidentet.

Drejtuesit e mjeteve që janë të parët që përballen me këtë problematikë, shprehen se kanë frikë të lëvizin në këtë aks, pasi përballen me befasi të gurëve në rrugë dhe kjo siç duket ndodh më së shumti në orët e para të mëngjesit.

Siç shikohet dhe në videon e siguruar nga Dosja.al këtij aksi nuk i mbarojnë problemet dhe një shqetsim tjetër i ngritur nga drejtuesit e automjeteve, është mungesa e sinjalistikës, barrierave dhe mbrojtëseve anësore në të gjithë gjatësinë e këtij aksi.

Ky aksi i lënë pas dore duket se nuk ka fund me problematika që iu shkakton drejtuesve të mjeteve, tuneli i Shkopetit është një tjetër problematikë e shtuar e këtij aksi që gjatë stinës së dimrit rrjedh një sasi të madhe uji. Kjo sjell që në kohë me temperature të ulta, aty të ketë prezencë akulli.

Rruga nacionale Peshkopi-Burrel-Skuraj me kaq problematika dhe burime aksidentesh përdoret nga qindra mijëra banorë të Qarkut Dibër, Maqedonisë së Veriut e më gjerë.

(D.K/Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksi nacional burrel-skuraj aksi nacional burrel-skuraj burim aksidentesh prezencë gurësh në aksin burrel-skuraj aksi nacional burrel-skuraj aksi nacional burrel-skuraj burim aksidentesh prezencë gurësh në aksin burrel-skuraj

Sondazh

Poll