Politike

Koçiu iu përgjigjet për herë të akuzave pas vrasjes së gjyqtarit: Nëse do kishte përgjegjësi një polic, do ishte arrestuar

Gjatë seancës parlamentare Koçiu deklaroi se policia ka kryer të gjitha veprimet e duhura ligjore mbi këtë rast.  

9 Tetor 2025, 11:30 Nga E.d
Koçiu iu përgjigjet për herë të akuzave pas vrasjes
Albana Koçiu

TIRANË- Ministrja e Brendshme Albana Koçiu iu është përgjigjur akuzave për rastin e vrasjes së gjyqtarit Kalaja. Koçiu tha se nëse do të kishte përgjegjësi një polic, për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja do të ishte arrestuar. Gjatë seancës parlamentare, Koçiu deklaroi se policia ka kryer të gjitha veprimet e duhura ligjore mbi këtë rast.  

"Kush ka qenë nxitësi dhe bullizuesi më i madh. Nxitësi dhe urrejtësi dhe njeriu më i pështirë që mund të ekzistojë në këtë politikë parlamentar. Iu dëgjova të gjithëve dhe keni merakun sikur kam gënjyer dhe mashtruar. Ju e dini fare mirë, një pjesë e juaja janë juristë. Nëse do kishte përgjegjësi një polic, do ishte në arrest.

Policia ka kryer veprimet e veta ligjore, mjafton të shihni bazën ligjore që ky Kuvend e ka miratuar që në vitin 2016. Jam e bindur që nuk u pëlqen deputetëve. Produkti i kësaj reforme janë ndarjet e qarta të gjithsecilit. Më vjen keq, nuk më intimidon duke më treguar me gisht. Jam një grua në detyrë, kjo gjuhë e juaja ka krijuar këtë ngarkesë. Mos e politizo situatën," tha Koçiu./Dosja.al

albana koçiu astrit kalaja policia

Sondazh

Poll