9 Tetor 2025, 11:26
Nga I.A
Klevis Balliu
TIRANË- Deputet i Partisë Demokratike Klevis Balliu u shpreh se ngjarja tragjike e ndodhur në ambientet e Gjykatës së Apelit, tregon se në Shqipëri nuk ka më shtet e as siguri publike. Gjatë seancës plenare në Kuvend, Balliu akuzoi mazhorancën dhe Ministrinë e Brendshme për papërgjegjshmëri, duke theksuar se institucionet janë të pasigurta, fëmijët janë të pambrojtur në shkolla dhe qytetarët rrezikojnë jetën në çdo hap.
Balliu kërkoi dorëheqjen e ministres së Brendshme dhe tha se vendi po shkon drejt një humnere për shkak të mosveprimit dhe relativizmit të krimeve nga ana e qeverisë.
"Asnjë nga kolegët e mazhorancës nuk mban fjalën për procedurë, qoftë ministri, qoftë kryetari i grupit parlamentar përveçse vijnë këtu dhe thonë se fajin e ka opozita. Ministrja e Brendshme duhet të jepte dorëheqjen, sepse ka dhënë një deklaratë ku ka thënë se "nuk është çështje e policisë", ndërkohë që KLGJ-ja i është përgjigjur dhe i ka nxjerrë provën dhe dokumentin që tregon se është pikërisht puna e saj. Ai që ka ngjitur shkallët ka qenë zëvendësministër i Brendshëm ka përgjegjësi. Ndodh vrasja në gjykatë nuk dimë gjë, e ka fajin opozita. Ndodhin vrasjet e fëmijëve në shkolla e ka fajin TikTok. Ndodhin vrasjet e qytetarëve nga përplasja e bandave që i sillni ju në parlament kush e ka fajin? Prapë opozita!
Siguria nuk është e PD-së, o zotëri! Kemi fëmijë vetë, i kemi shkollat të pasigurta sepse nuk gjeni policë. Gjykatat janë të pasigurta sepse nuk gjeni policë. Ju të gjithë duhet të çoheni në këmbë dhe të flisni për këtë çështje. Dhe kryeministri duhet të ishte në këtë seancë për këtë çështje. E ka kthyer këtë institucion si një lokal, ku herë i pëlqen dhe herë nuk i pëlqen të vijë. Këtu ka detyrim kushtetues të vijë dhe të përballet me akuzat, nëse ato nuk janë të vërteta. Sa i përket ofendimeve që u bëhen deputetëve dhe kërkesave për përjashtime – po si ka mundësi, zoti kryetar, që e njëjta parti që ka sjellë deputetë që fshihnin vrasës në Durrës, kërkon përjashtimin e atyre që i kanë arrestuar ata vrasës?
Kriminelët në kohën e PD-së nuk vinin në parlament shkonin në burg. Ju i nxorët nga burgu dhe i futët në punë në bashki. Tani të rrijmë e të dëgjojmë përralla se fajin e ka opozita? Kjo është një nga ngjarjet më të rënda nuk kemi siguri për jetën, për fëmijët, për familjen, për institucionet. Po shtohen laboratorët e kokainës dhe po pakësohen shkollat. Ky është një problem kombëtar. Njeriu të cilit po i shërbeni, cenon sigurinë kombëtare, familjen tuaj, timen dhe të gjithë atyre që janë këtu," tha Balliu./Dosja.al
klevis balliu
Politike
9 Tetor 2025, 11:25
E.d
Flamur Noka
TIRANË - Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka akuzuar Policinë e Shteti se ka shoqëruar Suel Çelë...
Politike
9 Tetor 2025, 11:24
I.A
Avokati
TIRANË- Gjykata caktoi sot masën e sigurisë “Arrest me burg” për tre të arrestuarit për vrasjen e gjyqtar...
Politike
9 Tetor 2025, 11:18
E.d
TIRANË - Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi tha Kushtetua e detyron kryeministrin Rama të japë...
Politike
9 Tetor 2025, 11:12
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Kryebashkiaku i New York Eric Adams lajmëroi të mërkurën se po nxit një fluturim direkt për n&eum...
Politike
9 Tetor 2025, 11:02
I.A
TIRANË- Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, u takua me Ministren e Drejtësisë së Belgjikës, Annelies V...
Politike
9 Tetor 2025, 10:59
I.A
Taulant Balla
TIRANË- Seanca plenare ditën e sotme ka nisur me tensione në lidhje me vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja në Gjykatën...
Politike
9 Tetor 2025, 10:55
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha e cilësoi vrasje shtetërore, ekzekutimin e gjyqtarit të Apelit, Astrit Kalaja brenda sa...
Politike
9 Tetor 2025, 10:52
I.A
Ina Zhupa
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa iu kthye ashpër ndaj ministrit të Drejtësisë, Besfort Lamallari ...
Politike
9 Tetor 2025, 10:37
I.A
Kuvendi
TIRANË- Seanca plenare ditën e sotme ka nisur me tensione në lidhje me vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja në Gjykatën e Ape...
Politike
9 Tetor 2025, 10:32
E.d
Jozefina Topalli
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli ka thënë se vrasja e gjykatësit Astrit Kalaja ësht...