Politike

"Bashkia Tropojë sfidon sërish vendimet e KPP"/ PD: Zyrtarët lokalë mbështeten nga Rama, dalin kundër ligjit

Vangjeli ka thënë se Partia Demokratike, kërkon me urgjencë që të zbatohen menjëherë dhe në mënyrë rigoroze vendimet e KPP-së.

7 Tetor 2025, 14:42 Nga E.d
"Bashkia Tropojë sfidon sërish vendimet e KPP"/ PD:
Genta Vangjeli

TIRANË - Zëdhënësja e Antikorrupsionit të PD Genta Vangjeli ka thënë se Bashkia Tropojë ka sfiduar për herë të dytë vendimet Komisionit të Prokurimit Publik. Gjatë një deklarate nga selia e PD-së, Vangjeli ka pohuar se KPP është detyruar të ndërhyjë sërish me një vendim të dytë, për të ndaluar autoritetin kontraktor të vijonte me procedurën mbi tenderin me objekt “Ndërtim i rrugës Auto Kika – Gj. Dragobisë – Qafë Paje”.

Ky tender me fond prej 82.9 milionë lekësh, është urdhëruar me vendim të parë të KPP-së të rivlersohej. Por sipas Vangjelit, ky vendim është mohuar nga Zyra Islamaj, e cila është nën drejtimin e përkohshëm të Bashkisë Tropojë.

Vangjeli ka thënë se Partia Demokratike, kërkon me urgjencë që të zbatohen menjëherë dhe në mënyrë rigoroze vendimet e KPP-së. Gjthashtu ka kërkuar të penalizohen zyrtarët, të cilët kanë shpërdoruar detyrën duke dëmtuar interesin publik dhe qytetarët.

Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli

Bashkia Tropojë, nën drejtimin e përkohshëm të Znj. Zyra Islamaj – tashmë e marrë zyrtarisht si e pandehur nga SPAK për procedura tenderimi – ka sfiduar hapur vendimet e Komisionit të Prokurimit Publik (KPP).

Pas vendimit të parë të KPP-së të datës 3 shtator 2025, i cili urdhëronte Bashkinë Tropojë të rivlerësonte procedurën e tenderit me objekt “Ndërtim i rrugës Auto Kika – Gj. Dragobisë – Qafë Paje”, me fond limit 82.9 milionë lekë, KPP është detyruar të ndërhyjë sërish me një vendim të dytë më datë 23 shtator 2025, duke ndaluar autoritetin kontraktor të vijonte me procedurën dhe duke urdhëruar rivlerësim sipas përcaktimeve të vendimit të marrë nga ky komision.

 Megjithatë, në kundërshtim të hapur me këtë vendim detyrues, më 3 tetor 2025, Bashkia Tropojë ka përsëritur të njëjtin standart, duke lënë në fuqi skualifikimin e operatorit me ofertën më të ulët – pikërisht atë operator mbështetur në ankesën e të cilit KPP kishte konstatuar shkelje në veprimet e bashkisë.Ky akt përbën një sfidë të hapur ndaj KPP-së, dhe organeve të drejtësisë, dhe tregon se si zyrtarët lokalë të mbështetur nga qeveria e Edi Ramës ndihen të paprekshëm përballë ligjit.Partia Demokratike kërkon me urgjencë që të zbatohen menjëherë dhe në mënyrë rigoroze vendimet e KPP-së, duke respektuar rendin hierarkik të parashikuar nga Ligji për Prokurimet Publike dhe të penalizohen zyrtarët që kanë shpërdoruar detyrën duke dëmtuar interesin publik dhe qytetarët./Dosja.al

pd genta vanxheli bashkia tropojë

Sondazh

Poll