Gen Z agravon në Afrikë dhe Azi, protesta në stilin e "Pranverës Arabe" nga Maroku në Indonezi dhe Nepal
Foto ilustruese MAROK- Skena të kujton shumë nga Pranvera Arabe që përfshiu vendet e Afrikës së Veriut dhe Lindjes ...
Në një deklaratë të shkurtër, ai bëri të ditur se ka dërguar një delegacion në Egjipt “për të përcaktuar detajet teknike”, duke shtuar se “qëllimi ynë është përfundimi i negociatave brenda pak ditësh”.
IZRAEL- Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar se shpreson të mund të njoftojë lirimin e të gjithë pengjeve nga Gaza “në ditët e ardhshme”. Në një deklaratë të shkurtër, ai bëri të ditur se ka dërguar një delegacion në Egjipt “për të përcaktuar detajet teknike”, duke shtuar se “qëllimi ynë është përfundimi i negociatave brenda pak ditësh”.
Netanyahu theksoi se Izraeli ka pranuar disa elementë të planit amerikan dhe se presioni i ushtruar ndaj Hamasit – si ushtarak ashtu edhe diplomatik – ka sjellë ndryshimin e qëndrimit të tij.
“Kishte nga ata që mendonin se nuk do të arrinim lirimin e pengjeve pa një tërheqje të plotë. Por ju them: kjo është reale dhe me ndihmën e Zotit, do të ndodhë shumë shpejt”, tha ai.
Sipas Netanyahut, negociatat mes Izraelit dhe Hamasit, që do të zhvillohen në mënyrë të tërthortë në Egjipt, do të kufizohen në pak ditë.
“Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli do t’i kufizojnë bisedimet në një periudhë të shkurtër. Më pas, Hamasi do të shpërbëhet – ushtarakisht ose politikisht”, deklaroi kryeministri izraelit.
Netanyahu shtoi gjithashtu se shpreson që gjatë festës hebraike të Sukkot (6–12 tetor) të mund të njoftojë kthimin e të gjithë pengjeve. “Ushtria izraelite (IDF) do të qëndrojë në thellësi të Rripit të Gazës dhe në territoret që tashmë kontrollon”, theksoi ai./ Dosja.al
Foto ilustruese MAROK- Skena të kujton shumë nga Pranvera Arabe që përfshiu vendet e Afrikës së Veriut dhe Lindjes ...
Foto ilustruese SHBA- Donald Trump tha se i kërkoi Benjamin Netanyahut të pranonte planin e SHBA-së për t'i dhë...
Sanae Takaichi JAPONI- Partia konservatore në pushtet në Japoni ka zgjedhur Sanae Takaichi si udhëheqësen e saj të re, duke e pozi...
Foto ilustruese GJERORGJI- Dhjetëra mijëra mbështetës të opozitës pro-evropiane të Gjeorgjisë u mblodh&eu...
Andrej Babish ÇEKI- Ish-kryeministri i Çekisë, Andrej Babish ka shënuar rikthim dramatik, duke i fituar zgjedhjet parlamentare kat&...
Donald Trump SHBA- Donald Trump përshëndeti ndërprerjen e përkohshme të bombardimeve izraelite, duke e konsideruar ...
Foto ilustruese SHBA- I dërguari special i Presidentit Donald Trump për Lindjen e Mesme dhe dhëndri i tij po udhëtojnë për n&...
Foto ilustruese ANGLI- Policia e Londrës arrestoi të shtunën dhjetëra mbështetës të grupit të ndalua...
Foto ilustruese ISHUJT KANARIE- Videoja ka kapur momentin kur 23-vjeçari Lionel Ramirez Collado u shpëtua pas tre ditësh në det pran&...
Foto ilustruese UKRAINË- Të paktën 30 persona u plagosën pas një sulmi me dron rus në një stacion hekurudhor në qyt...