Bota

Lirimi i pengjeve në Gaza, dhëndri i Trump dhe Witkoff udhëtojnë për në Egjipt

I dërguari, Steve Witkoff, dhe dhëndri i Trump, Jared Kushner, do të shkojnë në Egjipt, tha për AFP një zyrtar presidencial amerikan në kushte anonimiteti.

4 Tetor 2025, 18:32 Nga M.L
Lirimi i pengjeve në Gaza, dhëndri i Trump dhe Witkoff
Foto ilustruese

SHBA- I dërguari special i Presidentit Donald Trump për Lindjen e Mesme dhe dhëndri i tij po udhëtojnë për në Egjipt për të finalizuar bisedimet mbi kushtet e lirimit të pengjeve të mbajtura në Rripin e Gazës pasi Hamasi pranoi planin e SHBA-së, tha Shtëpia e Bardhë.

I dërguari, Steve Witkoff, dhe dhëndri i Trump, Jared Kushner, do të shkojnë në Egjipt, tha për AFP një zyrtar presidencial amerikan në kushte anonimiteti. Më parë, presidenti amerikan i bëri thirrje Izraelit që “të ndalojë menjëherë bombardimin e Gazës” në mënyrë që procesi i lirimit të pengjeve të mund të vazhdojë, pasi organizata islamiste palestineze tha se e kishte pranuar planin e Uashingtonit.

donald trump jared kushner steve witkoff

Sondazh

Poll