Bota

Protesta pro-palestineze në Londër, përleshje mes policisë dhe protestuesve, arrestohen dhjetëra persona

Policia qëlloi dhe vrau sulmuesin, një burrë britanik me origjinë siriane, të cilin shërbimi antiterrorist tha se mund të ketë përqafuar ideologjinë ekstremiste islamike. Organizatorët hodhën poshtë kërkesat e policisë dhe qeverisë për të anuluar demonstratën e sotme, e cila ishte njoftuar para sulmit si një protestë kundër ndalimit të Aksionit Palestinez sipas legjislacionit antiterrorizëm.

4 Tetor 2025, 17:36 Nga M.L
Protesta pro-palestineze në Londër, përleshje mes policisë
Foto ilustruese

ANGLI- Policia e Londrës arrestoi të shtunën dhjetëra mbështetës të grupit të ndaluar pro- palestinez Palestina Action, të cilët po demonstronin pavarësisht thirrjeve për të ndërprerë protestën e tyre pas sulmit vdekjeprurës në një sinagogë në Mançester.

Dy persona u vranë në sulmin e së enjtes, njëri nga të shtënat e policisë. Policia qëlloi dhe vrau sulmuesin, një burrë britanik me origjinë siriane, të cilin shërbimi antiterrorist tha se mund të ketë përqafuar ideologjinë ekstremiste islamike. Organizatorët hodhën poshtë kërkesat e policisë dhe qeverisë për të anuluar demonstratën e sotme, e cila ishte njoftuar para sulmit si një protestë kundër ndalimit të Aksionit Palestinez sipas legjislacionit antiterrorizëm.

Kryeministri britanik Keir Starmer më herët gjatë ditës së sotme, nëpërmjet X, kishte bërë thirrje për qetësi, duke thënë: U bëj thirrje të gjithë atyre që mendojnë të demonstrojnë këtë fundjavë të njohin dhe respektojnë vuajtjet e hebrenjve britanikë. Ky është një moment zie. Nuk është koha për të shkaktuar tension dhe më shumë dhimbje. Është koha për të qëndruar pranë njëri-tjetrit.

Policia arrestoi protestues në Sheshin Trafalgar të cilët shkruanin slogane në banderola duke deklaruar mbështetjen e tyre për Aksionin Palestinez, i cili u ndalua në korrik pasi anëtarët e tij infiltruan një bazë ajrore dhe dëmtuan aeroplanë ushtarakë. Qindra njerëz ishin mbledhur për demonstratën dhe duartrokisnin e brohorisnin të arrestuarit, ndërsa policia i çonte pa rezistencë në arka.

"Turp të ju vijë", u bërtitën ata oficerëve.

Gjashtë persona u arrestuan në një incident tjetër, pasi ngritën një banderolë të Aksionit për Palestinën në Urën e Westminsterit jashtë Parlamentit.

protesta londer

Sondazh

Poll