Aktualitet

Dyshohej se do përdorej në një atentat? Misteri i makinës së shkrumbuar nga zjarri në Tapizë, policia nis hetimet 

Paraprakisht ka dyshime se ka pasur përgatitje për atentat, ndërkohë deri më tani nuk ka raportime për ngjarje në zonën e Krujës.

4 Tetor 2025, 10:34 Nga E. D
Dyshohej se do përdorej në një atentat? Misteri i
foto ilustruese

TIRANË- Policia gje grupi hetimor kanë nisur hetimet për makina që u gjet e djegur në zonën e Tapizës në Krujë, brenda të cilët u gjetën 2 automatikë. Paraprakisht ka dyshime se ka pasur përgatitje për atentat, ndërkohë deri më tani nuk ka raportime për ngjarje në zonën e Krujës.

“Me datë 03.10.2025: rreth orës 21:30, në afërsi të një impianti për përpunimin e inerteve, në Tapizë, është djegur plotësisht një automjet tip “Peugeot”. Gjatë këqyrjes, në brendësi të tij janë gjetur dy armë zjarri automatike dhe një krehër. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për sqarimin e rrethanave të rastit”, informoi policia më herët./Dosja.al

policia e tiranes

Sondazh

Poll