U dhunua dhe qëllua me armë zjarri/ Ky është 65-vjeçari që u gjet i vrarë në Tale të Lezhës, hetohet edhe pista e krimit në familje
Nga të dhënat paraprake dyshohet se fillimisht 65-vjeçari është dhunuar pasi ka plagë në disa pjesë të trupit dhe më pas është qëlluar me armë.
LEZHË- Personi që shihni në foto është Gjergj Tusha, i cili u gjet i vdekur mbrëmjen e kaluar pranë brigjeve të lumit Mat në fshatin Pllanë të Lezhës. Nga të dhënat paraprake dyshohet se fillimisht 65-vjeçari është dhunuar pasi ka plagë në disa pjesë të trupit dhe më pas është qëlluar me armë zjarri. Ndërkohë trupi i pajetë është dërguar për ekspertizë të specializuar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë.
Tusha ishte emër i njohur për policinë, pasi ishte pajisur tre herë me urdhër mbrojtjeje. Një nga pistat kryesore që grupi hetimor po heton është ajo krimit në familje, pasi 65-vjeçari ishte pajisur me urdhër mbrojtjeje për shkak të problemeve me të birin.
Fillimisht në vitin 2022, Tusha kishte marrë urdhër mbrojtjeje për dhunë fizike dhe psikologjike, ndërsa në vitin 2023, i biri ishte arrestuar për dhunë. Tusha fillimisht u shpall i zhdukur mesditën e djeshme, pasi vajza e tij dënoncoi në polici se kishte humbur kontaktet me të, por më pas i moshuari u gjet i pajetë nga banorët e zonës në Tale të Lezhës.
"Lezhë / Informacion paraprak Rreth orës 14:40, në Sallën Operative ka telefonuar shtetasja A. Gj., duke njoftuar se kishte humbur kontaktet me babain e saj, shtetasin Gj. T., 65 vjeç, banues në Pllanë, Lezhë. Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë nisur kërkimet për gjetjen e tij. Pas disa orësh kërkimesh, rreth orës 17:30, në breg të lumit Mat, në Pllanë, Lezhë, është gjetur pa shenja jete shtetasi Gj. T. Nga këqyrja paraprake, viktima ka shenja dhune, përfshirë një plagë në trup, dyshohet nga armë zjarri.
Është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. Ndërkohë, shërbimet e Policisë dhe ato të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër, po kontrollojnë në zonë me qëllim kapjen e autorit/ve," njoftoi Policia mbrëmjen e kaluar./Dosja.al
Sondazh
Energjia, rriten tregtuesit, si po “ngroh” biznesi i diellit
foto ilustruese TIRANË- Tregtimi i energjisë elektrike mbetet një model tërheqës biznesi, por që ka varësi të lart...
Kthjellime dhe vranësira, parashikimi i motit për ditën e sotme
foto ilustruese TIRANË- Moti këtë të shtunën në vendin tonë do të jetë i qëndrueshëm kryesisht me k...
Mashtrim digjital/ Kujdes nga pajisjet POS pirate, ju grabisin nga kartat që mbani në xhep a çantë
foto ilustruese TIRANË- Një mënyrë e re mashtrimi digjital ka krijuar shqetësim në përdoruesit e kartave bankare. N&eum...
Kultura në myk e rrënojë/ Monumentet që shemben nën sytë e shtetit nga thesare historike në vatër infeksioni
SHKODËR- Banesat e Hamit dhe Xhevdet Llujës në lagjen Dudas në Shkodër, mbajnë statusin si monument kulture të kategoris&eu...
Xhindet e biznesit të pistë/ Si mashtron ‘hoxha’ i Lushnjës hallexhinjtë
LUSHNJE- Në një vend si i yni ku njerëzit përballen çdo ditë me vështirësi ekonomike, probleme sociale, stres, ankth...
Laguna e Vainit po mbytet me inerte: Miqësia me kryeministrin, ‘leja’ e shtetit dhe biznesi i Diella Loshit
LEZHË- Jemi në Vain të Lezhës, një zonë e mbrojtur që prej vitit 1940, dhe një nga rezervatet natyrore më unike n...
Ku mbaron privatësia dhe fillon njerëzia?
Jonida Shehu Nuk e di a e patë atë çfarë ndodhi në funeralin e familjarit të Gjestit. Në një nga momentet më...
Skandal në Fier/ Video pornografike brenda një shtëpie ku jetojnë fëmijë të mitur
FIER- Një video me përmbajtje pornografike, e xhiruar në një fshat të Fierit, ka tronditur opinionin publik. Pamjet tregojnë nj&...
Plagë, qepje dhe dosje mjeko-ligjore/ Konflikti për copën e tokës kthehet në dhunë barbare mes fqinjëve
GRAMSH- Dhuna mes fqinjëve në vendin tonë është tashmë kryefjalë e televizioneve shqiptare dhe konflikti nis në shumic...
Raporti i ri i KLSH-së dhe skandali i përsëritur në onkologjik
TIRANË- Një vit pas raportit tronditës që nxori në pah mangësitë në trajtimin e pacientëve me kancer, Kontrolli i...

