Sport

Sylvinho flet për listën anti-Serbi: “Besoj shumë tek këta lojtarë!”

Trajneri i kombëtares Shqiptare Sylvinho ka dalë sot n konferencën për shtyp pasi ka prezantuar listën e 25 lojtarëve të grumbulluar për dy ndeshjet e muajit tetor, atë më kryesoren dhe më të rëndësishmen që është përballja me Serbinë në Leskovac më 11 tetor dhe me Jordaninë.

3 Tetor 2025, 11:17 Nga DOSJA

Sylvinho flet për listën anti-Serbi: “Besoj shumë tek

TIRANE - Trajneri i kombëtares Shqiptare Sylvinho ka dalë sot në konferencën për shtyp pasi ka prezantuar listën e 25 lojtarëve të grumbulluar për dy ndeshjet e muajit tetor, atë më kryesoren dhe më të rëndësishmen që është përballja me Serbinë në Leskovac më 11 tetor dhe me Jordaninë, miqësorja që luhet në stadiumin kombëtarë të Tiranës më 14 tetor.

Lista dhe emrat e të grumbullërëve mbetet në shumicën e saj e njëjta, emri i ri i vetëm është mbrotjësi i Shkëndijes së Tetovës, ish-lojtari i Tiranës, Klisman Cake. Sigurisht një alternativë mes mbrojtësve si Gjimshiti, Ajeti, Mihaj, Mitaj, Balliu, Hysaj, Aliji dhe i dëmtuari Ardian Ismajli që gjithsesi është thërritur për konfirmim të gjendjes nga stafi mjekësorë i ekipit kombëtar.

Mesfusha është me të njëjtit lojtarë, Ramadani, Shehu, Asllani, Berisha, Laci, Pajaziti, Bajrami, Hoxha dhe Asani

Të njëjtën gjë mund të themi edhe për repartin e sulmit edhe pse bie në sy mungesa e Ernest Muçit ndërkohë që 4 të tjerët janë Broja, Uzuni, Manaj dhe Daku.

Në fjalët e tij të para për listën trajenri Sylvinho deklaroi: “Pikë së pari, është një listë me 25 lojtarë dhe kemi një situatë pak më ndryshe, e dini që Ismajli pësoi një dëmtim katër ditë më parë, nuk luan në fundjavë, nuk udhëton për ndeshjen ndaj Lacios.

Ne presim stafin mjekësor të klubit, të bien dakord me doktorin Stesina, Është i dëmtuar, të shohim në fundjavë situatën për të kuptuar sa më qartësisht. Nuk ka çfarë të fshihet këtu. Besoj absolutisht te lojtarët tonë. Nuk është momenti i eksperimenteve.

Është një moment shumë i rëndësishëm i kualifikimit, ne njohim shumë mirë lojtarët. Padyshim që për dëmtim kemi Klisman Caken që hyn në grup. Sepse është momenti i lojtarëve me eksperiencë, jo për ata me 20-21-22 vjet. Besoj shumë te të gjithë, jam absolutisht i kënaqur nga kjo listë lojtarësh të grumbulluar."

Sylvinho flet për listën anti-Serbi: “Besoj shumë tek

Sa  përket ndeshjes “finale” të këtyre eliminatoreve, asaj me Serbinë, Sylvinho shtoi: “Është një ndeshje shumë e vështirë për të dy skuadrat, e rëndësishme. Ne shkojmë atje në garë, në gjendje për t’u kualifikuar, ata janë të fortë, me shumë eksperiencë. Siç e themi gjithmonë, futbolli luhet 90 minuta, nuk fitohet në 10-15-25 minuta.

Duhet të bëjmë një ndeshje të plotë 90 minuta, është ndeshje e rëndësishme e jemi të ndërgjegshëm çfarë duhet të bëjmë. Unë kam shumë besim te ky grup. Lojtarët kur janë në këtë nivel besimi dhe një grup që më kënaq, që mund të shkojë kudo e bëjë ndeshje të shumë të bukur, e kemi bërë në Pragë, Varshavë, kudo.

Jemi të përqendruar 100% në këtë ndeshje, e përsërit që janë 90 minuta shumë të rëndësishme për ne, për të dy skuadrat”, tha ndër të tjera trajneri.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll