Sport

VIDEO / Drita e nis me pikë aventurën europiane, Shkëndija mundet nga Rayo Vallecano

Ndërkohë në ndeshjet e tjera në Europa League bie në sy humbja e Romës 0-1 me Lilën, Fenerbahce mundi Nicën ndërkohë që Bolonja u ndal në narazim 1-1 me Frajburgun.

2 Tetor 2025, 23:15 Nga DOSJA

VIDEO / Drita e nis me pikë aventurën europiane, Shkëndija mundet

FINLANDE - U luajtën ndeshjet e para sot të fazës së grupeve në Ligën e Konferencave. Sigurisht që e gjithë vëmendja e shqiptarëve iushin tek dy klubet që na përfaqësojnë në këtë faze. Kampionët e Kososë së Dritës arritën të marrin një barazim 1-1 në transfertën ndaj finlandezëve të KuPS, duke e nisur në mënyrën e duhur përvojën e saj në fazën e Conference League.

Vendasit kaluan të parët në avantazh në minutën e 74-t me golin e Piotr Parzyszek, por Albert Dabiqaj barazoi për Dritën në minutën e 81-të, pas asistit të Blerton Shejit, duke siguruar një pikë të vlefshme për skuadrën gjilanas.

Ndërkohë, Shkëndija e Tetovës pësoi një humbje 2-0 në transfertën ndaj spanjollëve të Rayo Vallecanos ku aktivizohet edhe mbrojtësi kuqezi Ivan Balliu.

Golat u shënuan nga Unai Lopez në minutën e 28-të dhe Fran Perez në minutën e 32-të, duke vulosur fitoren e vendasve. Një ndeshje deri diku e parashikuar, ku spanjolët nisur nga përvoja niveli i klubit dhe futbollit ishin pretendent për fitoren ashtu si edhe rezultuan.

Ndërkohë në ndeshjet e tjera në Europa League bie në sy humbja e Romës 0-1 me Lilën, Fenerbahce mundi Nicën ndërkohë që Bolonja u ndal në barazim 1-1 me Frajburgun.

VIDEO / Drita e nis me pikë aventurën europiane, Shkëndija mundet

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll