Sport

Pochettino-Pulisic, nga i ftohti në të nxehtë…

Pasi e kritikoi anësorin për mungesën në Gold Cup, trajneri i kombëtares së SHBA-së vlerëson 'Kapitenin Amerikën' për fillimin e shkëlqyer të sezonit me Milanin.

3 Tetor 2025, 11:00 Nga DOSJA
Pochettino-Pulisic, nga i ftohti në të nxehtë…
Christian Pulisic ka shënuar 6 gola dhe ka dhënë 2 asiste në 7 paraqitjet e tij për Milanin që nga fillimi i sezonit

ITALI - Marrëdhëniet midis Mauricio Pochettino dhe Christian Pulisic u përkeqësuan ndjeshëm qershorin e kaluar, kur anësori i Milanit vendosi të mos luante në Gold Cup për të bërë një pushim pas një sezoni të ngjeshur.

Trajneri amerikan u përgjigj duke mos e zgjedhur atë për dy ndeshjet pas turneut. "Lojtarët nuk mund të zgjedhin ndeshjet për të cilat do të jenë të disponueshëm; ata duhet të dëgjojnë dhe të respektojnë planin tonë; ata nuk mund ta diktojnë planin", deklaroi trajneri në atë kohë.

Pochettino-Pulisic, nga i ftohti në të nxehtë…

Tre muaj e gjysmë më vonë, situata ka ndryshuar rrënjësisht. Pochettino e riktheu Pulisicin në grumbullimin e shtatorit dhe tani jo vetëm që e mban në skuadër, por e ka lavdëruar publikisht cilësitë e tij për fillimin e jashtëzakonshëm të sezonit me Milanin: gjashtë gola dhe dy asiste në shtatë ndeshje. 

Të dielën, goli i ‘Kapiten Amerikës’ dhe pasimi vendimtar për Alexis Saelemaekers  në ndeshjen e nivelit të lartë kundër Napolit, ishin çelësi i suksesit të ekipit të Massiliano Allegrit për të kapërcyer në krye të tabelës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll