Aktualitet

Vrasje në Tiranë, reagon policia: 50-vjeçari u plasgos me thikë, autori në kërkim

Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e viktimës, kapjen e autorit si dhe sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të rastit.

2 Tetor 2025, 20:37 Nga E. D
Vrasje në Tiranë, reagon policia: 50-vjeçari u plasgos me
foto ilustruese

TIRANË- Policia ka reaguar për vrsjen e ndodhur pak më herët në Babrru. Blutë bëjnë me dije se 50-vjeçari ka një plagë të shkaktuar me mjet prerës, e cila dyshohet të ketë qenë shkaku i humbjes së jetës. Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e viktimës, kapjen e autorit si dhe sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të rastit.

Njoftimi i Policisë:

Kamëz/Informacion paraprak

Rreth orës 20:10, në Babrru, është konstatuar pa shenja jete një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 50 vjeç. Nga këqyrja paraprake, viktima ka një plagë të shkaktuar me mjet prerës, e cila dyshohet të ketë qenë shkaku i humbjes së jetës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e viktimës, kapjen e autorit si dhe sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të rastit.

babrru

Sondazh

Poll