Aktualitet

FOTOLAJM/ Zbardhet Kukësi nga reshjet e para të dëborës, "dimër i shkurtër" në mes të vjeshtës!

Në lartësitë mbi 1000 metra mbi nivelin e detit, reshjet kanë qenë kryesisht në formë bore.

2 Tetor 2025, 08:37 Nga M.L
FOTOLAJM/ Zbardhet Kukësi nga reshjet e para të dëborës,
Foto nga vendi

KUKËS- Ashtu sikurse edhe ishte paralajmëruar, temperaturat kanë pësuar një rënie të ndjeshme në zonat verilindore të vendit, të cilat janë përfshirë nga reshje shiu dhe bore. Në lartësitë mbi 1000 metra mbi nivelin e detit, reshjet kanë qenë kryesisht në formë bore.

ZOnat e thella si Shishtaveci, Zapoti, Topojani, Gryk-Qaji, Arreni dhe Kalisi janë zbardhur nga bora, duke sjellë një pamje të vërtetë dimërore. Deri në këto momente nuk janë raportuar probleme në qarkullim apo furnizim.

reshje debore verilindje

Sondazh

Poll