Bota

Von der Leyen: BE nuk do ta lejojë Rusinë të mbjellë përçarje dhe trazira në vendet e saj

Ajo tha se dronë në Poloni dhe ndërhyrjet në hapësirën ajrore të Estonisë ishin një sulm nga Rusia.

1 Tetor 2025, 19:03 Nga E.d
Von der Leyen: BE nuk do ta lejojë Rusinë të mbjellë
Foto ilustruse

DANIMARKË- Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, ka thënë se BE-ja nuk do ta lejojë Rusinë të mbjellë përçarje dhe trazira në shoqëritë europiane.

“Bashkimi Evropian nuk do ta lejojë Rusinë të mbjellë përçarje dhe trazira në shoqëritë tona", tha Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen në hapjen e samitit të krerëve të shteteve dhe qeverive të BE-së në Kopenhagen.

Ajo tha se dronë në Poloni dhe ndërhyrjet në hapësirën ajrore të Estonisë ishin një sulm nga Rusia. Mediat e huaja shkruan se Von der Leyen tha se Rusia kërkon të vërë në provë Evropën, por edhe të mbjellë përçarje dhe ankth në shoqëritë e saj. Ndonëse u shpreh e bindur se kjo gjë nuk do të lejohej.

"Ne nuk do ta lejojmë që kjo të ndodhë", tha ajo.
 
Udhëheqësit e BE-së u takuan sot në një takim të Këshillit Evropian në Kopenhagen, ku diskutuan se si do të forcojnë mbrojtjen e përbashkët të Evropës dhe si të mbështesin Ukrainën.
 

rusi be ursula von der leyen

Sondazh

Poll