Aktualitet

EMRAT/ Ndryshime në Policinë e Shtetit, emërohet shefi për Kufirin dhe Migracionin dhe shefja e Hetimit të Trafiqeve të Paligjshme

Mësohet se Edvin Ndreu është emëruar Drejtor i Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracinon për qarkun e Tiranës.

1 Tetor 2025, 11:49 Nga I.A
EMRAT/ Ndryshime në Policinë e Shtetit, emërohet shefi për
Policia

TIRANË- Disa ndryshime janë bërë ditën e sotme në Policinë e Shtetit. Dosja.al, mëson se Edvin Ndreu është emëruar Drejtor i Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracinon për qarkun e Tiranës.

Ndërkohë që Silvana Alimadhi është transferuar në Drejtorinë e Përgjitshme të Policisë së Shtetit dhe është emëruar në detyrën e Shefes se Sektorit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme.

Emrat e rinj janë firmosur nga Drejtori Ilir Proda, ndërkohë që nuk dihet nëse këto do të jenë lëvizjet e vetme në Polici./Dosja.al

edvin ndreu silvana alimadhi

Sondazh

Poll