Sport

Juventusi do të përballet me Villarrealin pa Bremerin dhe Thuramin: të dy do të mungojnë!

Francezi pati një provë të veçantë, por më pas nuk iu bashkua dot shokëve të ekipit. Ai dhe mbrojtësi do të pushojnë.

30 Shtator 2025, 18:47 Nga DOSJA

Juventusi do të përballet me Villarrealin pa Bremerin dhe Thuramin:

ITALI - Khéphren Thuram nuk do të jetë i disponueshëm për udhëtimin e Juventusit në Spanjë të mërkurën në mbrëmje, ku do të luajë kundër Villarrealit në ndeshjen e dytë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve. 

Francezi, i detyruar të tërhiqet nga ndeshja e së shtunës kundër Atalantës për shkak të një tendosjeje në pulpë, bëri një test individual para seancës së fundit stërvitore, por më pas nuk iu bashkua shokëve të ekipit për stërvitje dhe nuk u thirr.

Gjithashtu do të mungojë edhe Bremer, i cili gjithashtu u largua herët kundër Atalantës për shkak të një tendosjeje në zonën mediale të gjurit të majtë. Megjithatë, Conceiçao është rikuperuar pasi mungoi  në ndeshjen kundër ekipit të Juric.

Braziliani u kursye pavarësisht se ishte stërvitur me grupin. Trajneri Tudor foli për Locatellin - i cili do të kthehet në formacionin titullar -  dhe më pas me Koopmeiners. Ai foli edhe për të gjithë skuadrën.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll