Bota

Sulm me armë zjarri në një lokal në Beograd/ Humb jetën një grua, katër të tjerë të plagosur, autori në kërkim (PAMJET)

Bëhet me dije se autori ka dalë nga një furgon i bardhë i ndaluar përpara lokalit dhe më pas është futur brenda dhe ka qëlluar me armë.

30 Shtator 2025, 17:27 Nga E. D
Sulm me armë zjarri në një lokal në Beograd/ Humb jetën
pamje nga vendngjarja

SERBI- Një sulm me armë ka ndodhur mbasditen e sotme në një lokal në Serbi, ku si pasojë ka humbur jetën një 51-vjeçare dhe janë plagosur katër persona të tjerë. Bëhet me dije se autori ka dalë nga një furgon i bardhë i ndaluar përpara lokalit dhe më pas është futur brenda dhe ka qëlluar me armë. Pas sulmit, autori është larguar sërish me furgonin e bardhë.

Nga të shtënat mbeti e vrarë gruaja 51-vjeçare. Sipas mediave serbe të plagosurit janë një grua 42-vjeçare dhe tre burra të tjerë të moshave 59, 33 dhe 29 vjeç. Gjithashtu njëri nga burrat e plagosur raportohet të jetë bashkëshorti i viktimës.

Po ashtu raportohet se çifti dyshohet që të jenë viktima të pafajshme. Ndërkohë autoritetet serbe kanë rrethuar zonën dhe i gjithë Beogradi është nën alarm dhe janë ngritur postblloqe të shumta. Sipas dëshmitarëve ngjarja ka ndodhur papritur.

“Po punonim dhe papritur dëgjuam të shtëna. Nuk ishte breshëri, por u dëgjuan disa herë nga disa plumba. Më pas u dëgjua thyerje xhamash, ndoshta të lokalit ose makinave. Tmerr! Mendoj se sërish kanë pësuar të pafajshmit,” tha një dëshmitar.

 

te shtena me arme serbi

Sondazh

Poll