Bota

Koha për paqe në Gaza, Von der Leyen: Plani i Trump është i mirë, BE gati të kontribuojë

Reuters raportoi se sipas Ursula von der Leyen, ky është një plan i mirë i cili ka si qëllim ti jap fund luftës gati dy vjeçare në Gaza.

30 Shtator 2025, 13:18 Nga E.d
Koha për paqe në Gaza, Von der Leyen: Plani i Trump është i
Ursula von der Leyen

BRUKSEL- Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë se plani i Donald Trump për paqen në Gaza është i mirë dhe se BE është e gatshme të kontribuojë. Reuters raportoi se sipas Ursula von der Leyen, ky është një plan i mirë i cili ka si qëllim ti jap fund luftës gati dy vjeçare në Gaza.

"Mirëpresim angazhimin e Presidentit DonaldTrump për t'i dhënë fund luftës në Gaza. Inkurajoni të gjitha palët që ta shfrytëzojnë tani këtë mundësi. BE-ja është e gatshme të kontribuojë", shkroi Ursula von der Leyen  në X.

Ajo tha gjithashtu se armiqësit duhet të përfundojnë, pas ofrimit të ndihmës humanitare për popullsinë në Gaza.

"Armiqësitë duhet të përfundojnë me ofrimin e ndihmës së menjëhershme humanitare për popullsinë në Gaza dhe me lirimin e menjëhershëm të të gjithë pengjeve", shtoi ajo.

 

be gaza donal trump

Sondazh

Poll