Bota

YouTube mbyll padinë me Trump, i paguan presidentit 24 milionë dollarë

Kjo padi përfshinte pezullimin e llogarisë së Presidentit Trump, pas trazirave në Kapitol të SHBA-së më 6 janar 2021.

30 Shtator 2025, 17:32 Nga E.d
YouTube mbyll padinë me Trump, i paguan presidentit 24 milionë
Donald Trump

SHBA - Gjiganti teknologjik YouTube, ka mbyllur padinë me Donald Trump, duke i paguar atij 24 milionë dollarë. Kjo padi përfshinte pezullimin e llogarisë së Presidentit Trump, pas trazirave në Kapitol të SHBA-së më 6 janar 2021. Cnbc raportoi se Trump paditi YouTube, Facebook dhe Tëitter në mesin e vitit 2021, pasi kompanitë pezulluan llogaritë e tij në platformat e tyre për shkak të shqetësimeve në lidhje me nxitjen e dhunës.
 
Që kur Trump fitoi një mandat të dytë në nëntor dhe u kthye në Shtëpinë e Bardhë në janar, kompanitë e teknologjisë kanë zgjidhur mosmarrëveshjet e tyre me presidentin. Kompania Meta tha në janar se do të paguante 25 milionë dollarë për të zgjidhur padinë e saj me Trump. Më pas kompania X e Elon Musk, pranoi të zgjidhte çështjen e saj të lidhur me Trump për afërsisht 10 milionë dollarë.
 
Në gusht, disa senatorë demokratë i dërguan një letër drejtorit ekzekutiv të Google, Sundar Pichai, dhe drejtorit ekzekutiv të YouTube, Neal Mohan, duke shprehur shqetësimin e tyre për një zgjidhje të mundshme me presidentin.
 
Ata thanë se shqetësoheshin që një veprim i tillë do të ishte pjesë e një marrëveshjeje për të shmangur përgjegjësinë e plotë për shkeljen e ligjeve federale të konkurrencës, mbrojtjes së konsumatorit dhe punës, rrethana që mund të rezultojnë në shkelje të ligjeve federale të ryshfetit nga kompania.
 

 

donald trump shba youtube

Sondazh

Poll