Politike

Rama njoftoi Presidencën për vakancën e Bashkisë Tiranë, Bardhi: Begaj do bëjë atë që e urdhëron Rama

Por sipas Bardhit, Begaj nuk pyet as për ligj as për Kushtetutë dhe do të zbatojë urdhërat e Ramës. 

30 Shtator 2025, 12:41 Nga I.A
Rama njoftoi Presidencën për vakancën e Bashkisë
Gazment Bardhi

TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka deklaruar se presidenti Bajram Begaj do të shkelë Kushtetutën duke dekretuar zgjedhjet e pjesshme në Tiranë. Kjo për shkak se Erion Veliaj e ka apeluar në Gjykatën Kushtetuese vendimin e Këshillit Bashkiak për shkarkimin e tij. Por sipas Bardhit, Begaj nuk pyet as për ligj as për Kushtetutë dhe do të zbatojë urdhërat e Ramës. 

“Duhet t’i kujtojmë qytetar se është skenar i paralajmëruar nga kreu i PD në konferencë, ku bëri me dije planin që kishte Rama për të keqpërdorur presidentin dhe shkelur Kushtetutën. Kushtetuta është e qartë, qoftë për organin që vendos për shkarkimin dhe të drejtën e ankimit nga i shkarkuari. Në mënyrë automatike, vendimi i shkarkimit pezullohet. Presidenti që është autoriteti për të shpallur zgjedhjet duhet të verifikojë procedurën para se të konstatojë ekzistencën e vakancës dhe dekretin. Presidenti s’mund të dekretojë datë zgjedhjesh. Nëse më pyet se çfarë bën jo presidenti por Bajram Begaj, besoj se do të bëjë atë që do të urdhërojë Rama. Ka treguar në të shkuarën se nuk pyet as pë Kushtetutë dhe as ligj. Do të ishte shkelje e rëndë në ushtrim të detyrës që sjell përgjegjësi për presidentin e Republikës,“ tha Bardhi.

gazment bardhi

Sondazh

Poll