Bota

NATO: Ukraina është nën mbrojten tonë, do vazhdojmë ta mbështesim

Gjatë konferencës të përbashkët për shtyp me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte ajo deklaroi se nuk ka asnjë sekuestrim të aseteve të ngrira ruse.

30 Shtator 2025, 10:54 Nga E.d
NATO: Ukraina është nën mbrojten tonë, do vazhdojmë ta
Ursula von der Leyen, dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte

SHBA - Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se Ukraina do të vazhdojë të shlyej kredinë ndaj Rusisë, vetëm nëse Moska paguan dëmshpërblimin. Gjatë konferencës të përbashkët për shtyp me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte ajo deklaroi se nuk ka asnjë sekuestrim të aseteve të ngrira ruse.

"Nuk ka sekuestrim të aseteve. Ukraina duhet ta shlyejë kredinë nëse Rusia po paguan dëmshpërblime", tha Von der Leyen.

Von der Leyen paraqiti idenë e një kredie dëmshpërblimi që bazohet në asetet e bllokuara ruse si një zgjidhje strukturore për mbështetje ushtarake për Ukrainën.

"Kredia nuk do të shpërndahet menjëherë, por në këste dhe me kushte të bashkangjitura", shtoi ajo.

Von der Leyen theksoi më tej se nëse ata besojnë se Ukraina është vija e tyre e parë e mbrojtjes, ata duhet të rrisin ndihmën ushtarake për Ukrainën.

“Çdo gjë që Komisioni Evropian po bën tani përmes Veprimit të  Sigurisë për Evropën dhe nismave të tjera për ta sjellë Ukrainën në pozicionin më të mirë të mundshëm është thelbësore, si në luftë, por edhe kur bëhet fjalë për bisedime të mundshme paqeje, që ata të jenë në pozicionin më të fortë të mundshëm", tha Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.

Rutte përmendi gjithashtu edhe incidentet e ndodhura kohëve të fundit në kryeqytetin danez Kopenhagen, Poloni dhe Estoni, ai përsëriti gjithashtu nevojën për të mbajtur qiellin e tyre të sigurt.

"Ne duhet ta mbrojmë qiellin tonë. Pra, iniciativa e murit të dronëve është në kohën e duhur dhe e nevojshme", shtoi Rutte.

Pas ndërhyrjeve të fundit ajrore ruse, vendet e BE-së zhvilluan bisedimet e tyre të para mbi ndërtimin e një sistemi mbrojtës kundër dronëve, me Komisionerin Evropian për Mbrojtjen Andrius Kubilius që theksoi se vrojtimi i Krahut Lindor, me murin e dronëve si thelbin e tij, do t'i shërbejë të gjithë Evropës. Shtete të shumta të BE-së, përfshirë Poloninë, Rumaninë, Letoninë, Estoninë, Norvegjinë dhe Danimarkën, kanë raportuar shkelje të hapësirës ajrore ose ndërprerje nga dronë, disa të konfirmuara se janë me origjinë ruse.

 

nato rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll