Bota

“Nëse komunisti gënjeshtar Mamdani bëhet kryetar bashkie, nuk do të marrë asnjë qindarkë”!/ Trump kërcënon se do shkurtojë fondet për New York

Trump nuk dëshiron që ti fitojë zgjedhjet kandidati Zohran Mamdani.

29 Shtator 2025, 19:37 Nga E.d
“Nëse komunisti gënjeshtar Mamdani bëhet kryetar bashkie,
Foto ilustruse

SHBA - Presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar se do të ndërpresë fondet federale për qytetin e New York, nëse kandidati Zohran Mamdani fiton zgjedhjet për kryetar bashkie. Trump nuk dëshiron që ti fitojë zgjedhjet kandidati Zohran Mamdani.

 "Ai do të ketë probleme me Uashingtonin si asnjë kryetar bashkie në historinë e qytetit tonë. Mos harroni, ai ka nevojë për para nga unë, si president, për të përmbushur të gjitha premtimet e tij të RREMSHME komuniste. Ai nuk do të marrë asgjë, kështu që cili është qëllimi i votimit për të?" tha në një postim në platformën e tij, Truth Social, Trump.

Protothema raportoi se Presidenti amerikan shtoi se kjo ideologji ka dështuar për mijëra vjet dhe do të dështojë përsëri, kjo është e garantuar. Trump ka ndërhyrë vazhdimisht në politikën e qytetit të New York. Në vitin 2020, ai u përplas me Guvernatorin e atëhershëm Andrew Cuomo për mënyrën se si e trajtoi pandeminë, dhe marrëdhënia e tij me Kryetarin aktual të Bashkisë Eric Adams, i cili nuk po kërkon rizgjedhje, ishte e tensionuar për shkak të politikës së imigracionit të qytetit. 

Kandidati mysliman i lindur në Ugandë dhe i rritur në New York po kryeson në sondazhet për kryetar bashkie. Axhenda e tij, e cila përfshin ngrirjen e qirasë, transportin falas me autobus dhe një rritje të pagës minimale, po bind votuesit.

Kërcënimi i Trump pasqyron përpjekjet e administratës së tij për të ndërprerë fondet për qytetet , të cilat janë kundërshtuar vazhdimisht në gjykatë. Gjykatat federale kanë vendosur që vetëm Kongresi vendos për ndarjen e fondeve dhe se qeveria federale nuk mund t'i detyrojë qeveritë lokale të zbatojnë politikat e imigracionit.

Vetë Mamdani komentoi se Donald Trump po kalon nëpër fazat e pikëllimit. Ai filloi duke mohuar, duke thënë se nuk ka asnjë mënyrë që ne të fitojmë.

Prokurorja e Përgjithshme e New York Letitia James, theksoi në një postim se shteti ishte shfajësuar nga administrata Trump dhe se qeveria federale nuk mund t'i japë përparësi një axhende të ashpër imigracioni mbi sigurinë e amerikanëve. Banorët e Nju Jorkut do të shkojnë në votime më 4 nëntor.

donald trump shba zgjedhje

Sondazh

Poll