Bota

Dronët hungarezë hynë në Ukrainë/ Orban ironizon shqetësimin e Kievit: E çfarë ndodhi pastaj? Nuk është shtet i pavarur

Ai ka deklaruar se Ukraina nuk është një vend i pavarur dhe ka hedhur poshtë akuzat e Kievit se dronët hungarezë kishin shkelur hapësirën e saj ajrore.

29 Shtator 2025, 19:16 Nga E.d
Dronët hungarezë hynë në Ukrainë/ Orban ironizon
Kryeministri hungarez Viktor Orban

HUNGARI - Kryeministri Viktor Orban ka ironizuar dronët hungarez të cilët hynë në Ukrainë. Ai ka deklaruar se Ukraina nuk është një vend i pavarur dhe ka hedhur poshtë akuzat e Kievit se dronët hungarezë kishin shkelur hapësirën e saj ajrore.

"Le të supozojmë se ata fluturuan disa metra brenda [Ukrainës], çfarë pastaj? Ukraina nuk është një vend i pavarur, nuk është një shtet sovran... Nëse ne, Perëndimi, vendosim të mos japim asnjë forintë të vetme, nesër Ukraina do të shembej." tha Viktor Orban.

Protothema raportoi se Orban pohoi gjithashtu se Kievi ka humbur tashmë një të pestën e territorit të tij ndaj Rusisë dhe se ekzistenca e tij bazohet vetëm në mbështetjen perëndimore. 

"Sovraniteti ka mbaruar aty dhe ne mbështesim territorin e mbetur. Hungaria dhe Ukraina mund të mos pajtohen, por nuk janë armiq" tha ai.

Marrëdhëniet midis dy vendeve janë përkeqësuar në muajt e fundit, me Budapestin që bllokon procesin e pranimit të Ukrainës në BE, ndërkohë që ruan lidhjet energjetike me Moskën pavarësisht pushtimit rus. Ndërkohë që ,Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky urdhëroi një hetim mbi dronët që dyshohet se kaluan kufirin për të spiunuar objektet industriale.

Ministri i Jashtëm hungarez Péter Szijjártó u përgjigj menjëherë, duke akuzuar Zelenskyn se ka humbur mendjen me obsesionin e tij anti-hungarez. Orban, nga ana e tij, minimizoi më tej shqetësimet për sigurinë, duke i bërë thirrje Ukrainës të merret me dronët në kufirin e saj lindor, ku vazhdon konflikti ushtarak me Rusinë .

“Askush nuk do ta sulmojë atë nga këtu. Dy, tre ose katër dronë hungarezë, pavarësisht nëse e kanë kaluar kufirin apo jo, nuk është çështja që duhet t’i shqetësojë ukrainasit”, tha Kryeministri hungarez. 

hungari ukrainë dronë

Sondazh

Poll