Shkëlqim Haklaj vrau vëllezërit Demaj, Zylfie kërkon ndjesë “live” e publikisht: S’kemi bërë dot një pajtim, jemi
4 Shkurt 2020, 20:49Nga DOSJA
Top Story në intervistën ekskluzive me Zylfie Haklaj, i kushtoji vëmendje vrasjes së vëllezërve Demaj, më 7 gushtit 1993. Pas ngjarjes së Shkëlzenit, Hamdiu dhe Shkëlqimi, fshihen nëpër bjeshkë për ti shpëtuar arrestimit nga policia. Me ta thuhet se u bashkua edhe vëllai tjetër Fatmiri.
“Ne jemi shumë të indinjuar për këtë ngjarje e për gjithë jetën do jetë një peng për familjen tonë e kur e mësuam që ishin dy vëllezër ishte shumë më e dhimbshme. ne për të gjithë jetën, si për vëllezërit tonë dhe për ato mendojmë dhe jemi të mërzitur”, – rrëfen Zylfie Haklaj, Motra e Haklajve.
Mes familjeve Haklaj dhe Demaj ka pasur kontakte pas ngjarjes. Haklajt shtrin dorën e pajtimit që nuk ndodhi kurrë. Pavarësisht kësaj, mes dy familjeve, sipas Zylfie Haklajt nuk ka pasur përplasje.
“Familja jonë ka bërë tentative për të takuar familjen e të ndjerëve, e kemi takuar babain dhe xhaxhallarët por fatkeqësisht babai i tyre vdiq dhe xhaxhat e tyre skanë qenë i një mendimi dhe nuk kemi bërë dot një pajtim me këtë familje. Mosreagimi i tyre, meqenëse si familje s’kanë tentuar kurrë përhakmarrje, as nuk kanë thënë gjë të keqe, ne na ka bërë më të përulur para tyre e më të mërzitur”, – rrëfen Zylfie Haklaj, Motra e Haklajve.
Operacionet për arrestimin e vëllezërve Haklaj rezultuan të pasuksesshme. Ka pasur informacione se për vite me radhë ata kanë jetuar në Gjermani. Motra e tyre rrëfen pas më tepër se 20 vitesh se ata kurrë nuk janë larguar nga Shqipëria në atë kohë. Ata, kanë qarkulluar në zonë. Kjo tregon se sa i pafuqishëm ishte shteti përballë vëllezërve Haklaj, që tashmë emrin e kishin të njohur në të gjithë vendin.
“Shkëlqimi as vëllezërit kurrë nuk u arratisën, erdhi në Haklaj, pruri lajmin dhe bashkë me Hamdiun kanë qenë në bjeshkë, në Tropojë, kurrë s’janë arratisur”, – rrëfen Zylfie Haklaj, Motra e Haklajve.
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Deri në vitin 1997, për Haklajt nuk u dëgjua shumë. Trazirat që kaloi vendi atë periudhë do ti rikthenin edhe njëherë në skenë emrat e kësaj dere të madhe tropo...
Aktualitet 4 Shkurt 2020, 20:29
KORÇË- Banorët e një pallati të ndërtuar para 15-viteve janë në frikë të përditshme, pasi godina e ish fabrikës së miellit të qytetit të Korç...
Pas rënies së komunizmit, djemtë e familjes Haklaj, do të ishin protagonistë dhe viktima të një historie të gjatë hakmarrjeje që i kushtoi Tropojës rreth 150 vi...
Është data 7 Janar, jemi në vitin 1998 në Kërrnajë të Tropojës. Jemi në kullën e familjes së madhe të Muharrem Haklajt, ku janë hapur dyert e mortit.Djali ...
ITALI– Sonte fillon Festivali i 70-të i Sanremos, koncerti më i rëndësishëm muzikor në Itali. Festivali do të zgjasë për tërë javën, dhe fituesi do të zgj...
TIRANË- Rregullat në garën e drejtimit të universiteteve janë ashpërsuar. Të gjithë aspirantët e rinj, apo titullarët që duan të rikandidojnë duhet të plot...
Dy ditë pasi u dekretua si anëtare e Gjykatës Kushtetuese nga presidenti Ilir Meta, Marsida Xhaferllari i shkroi Kolegjit të Posaçëm të Apelimit se hiqte...
GRAMSH- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në një lokal në qytetin e Gramshit. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se një sobë druri ka shpërth...