Haklaj thuajse u shuan si fis/ Zylfia tregon mesazhet e Sali Berishës, që i dërgonte familjes: I kërkoi Fatmirit të sulmont
Deri në vitin 1997, për Haklajt nuk u dëgjua shumë. Trazirat që kaloi vendi atë periudhë do ti rikthenin edhe njëherë në skenë emrat e kësaj dere të madhe tropojane. Protagonist kryesor shndërrohet djali i katërt i familjes, Fatmiri. Komiteti i Shpëtimit që ishte ngritur pas trazirave e zgjedh Fatmirin Shef të Komisariatit të Tropojës në moshën 28-vjeçare.
Ai, nuk kishte as karrierë policore, as formimin profesional në këtë drejtim, pasi kishte përfunduar studimet për farmaci. Fatmiri, kishte diçka më të madhe, guximin për tu përballur me situata të vështira. Shumë shpejtë ai u shndërrua në një emër që shkaktonte frikë. Të gjithë tropojanët i druheshin të kishin një përplasje të drejtëpërdrejtë më të. Më tepër se nën emrin e ligjit, në Tropojë u vendos rendi me emrin e Fatmirit. Për 5 muaj me radhë në këtë qytet nuk pati asnjë vrasje apo grabitje.
Verën e vitit 1997, flitej për rekrutimin e burrave nga Veriu i vendit për tu rreshtuar përkrah forcave të Gardës për shtypjen e revoltave në qytetet e Jugut. Zylfie Haklaj tregon mesazhet që Sali Berisha, i dërgonte nëpërmjet të afërmve të tyre.
“Sali Berishës i rrezikohet pushteti si president dhe dërgon forca nga Garda, kryesisht Sokol Mulosmanin, kushëri i dajave tonë, për të takuar Fatmirin, për ti kërkuar mbështetjen e tij, dhe Fatmiri i thotë shprehimisht që as për Hamdiun nuk e bëjë këtë punë që të sulmoj Jugun, vëllezërit e jugut për të mbrojtur karrigen e presidentit”, – rrëfen Zylfie Haklaj, Motra e Haklajve.
Fatmiri nuk u mjaftua me kaq. Ai, pengoi të niseshin drejt këtij misioni djemtë e tjerë tropojanë që kishin vendosur ti përgjigjeshin pozitivisht thirrjes. Me dëshirën e atyre por edhe nga rrethanat që erdhën, tashmë djemtë e familjes Haklaj ishin në fokusin e politikës së madhe të kohës. Pas fërkimeve që kishin pasur me Sali Berishën, dikur mik i familjes, ata identifikoheshin si mbështetës të krahut të majtë.
“Vëllezërit në kontakt me Fatos Nanon që thotë Berisha kurrë s’kanë pasur kontakt me Fatos Nanon, as me udhëheqësit e lartë, Halili, vëllai ka jetuar në Tiranë, ka takuar udhëheqës por jo se ka pasur ndonjë shoqëri”, – rrëfen Zylfie Haklaj, Motra e Haklajve.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
FLET Zylfie Haklaj/ Si nisi saga e vrasjeve në familjen e saj, “Shota” tregon marrëdhëniet me Sali Berishën: Në fillim
Pas rënies së komunizmit, djemtë e familjes Haklaj, do të ishin protagonistë dhe viktima të një historie të gjatë hakmarrjeje që i kushtoi Tropojës rreth 150 vi...
Fatmiri qante me ngashërima tek koka, publikohet për herë të PARË ceremonia mortore e Shkëlqim Haklajt, motrat dhe nëna b
Është data 7 Janar, jemi në vitin 1998 në Kërrnajë të Tropojës. Jemi në kullën e familjes së madhe të Muharrem Haklajt, ku janë hapur dyert e mortit.Djali ...
Sot Festivali i 70-të i Sanremos/ Festa zgjat gjithë javën, lista e të ftuarve dhe rregullat për zgjedhjen e fituesit,
ITALI– Sonte fillon Festivali i 70-të i Sanremos, koncerti më i rëndësishëm muzikor në Itali. Festivali do të zgjasë për tërë javën, dhe fituesi do të zgj...
Plani urban i Bjeshkëve, Komisioneri Publik këmbëngul për hetimin e prokurorit Arben Dollapaj
TIRANË– Gjatë seancës së të martës më 4 shkurt në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, Komisioneri Florian Ballhysa renditi ato ç’ka ishin kërkuar...
Vettingu nuk kursen as universitetet. Ja kriteret për t’u zgjedhur rektor dhe dekan
TIRANË- Rregullat në garën e drejtimit të universiteteve janë ashpërsuar. Të gjithë aspirantët e rinj, apo titullarët që duan të rikandidojnë duhet të plot...
2 muaj nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit, nesër ministrit fuqiplotë Blendi Çuçi publikon faturën e dëmeve
TIRANË– Ministri fuqiplotë dhe njëkohësisht ai i Bujqësisë, Blendi Çuçi do të do të publikojë ditën e nesërme faturën e dëmve të shkaktuara n...
Debat në Kolegj, KPA-ja pranon tërheqjen e ankimit për Marsida Xhaferllarin, Mulaj dhe Schuetz kërkojnë ‘ekspuls’ 15 vj
Dy ditë pasi u dekretua si anëtare e Gjykatës Kushtetuese nga presidenti Ilir Meta, Marsida Xhaferllari i shkroi Kolegjit të Posaçëm të Apelimit se hiqte...
Shpërthen bidoni i benzinës në lokal, plagosen tre persona në Gramsh, dërgohen me urgjencë tek Trauma (EMRAT)
GRAMSH- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në një lokal në qytetin e Gramshit. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se një sobë druri ka shpërth...
Sekuestro vilave të grupit ‘Dukagjini’, OFL i dërgon formularin Berishës e Çapjas (FOTO+VIDEO)
TIRANË- Operacioni Forca e Ligjit ka goditur sot emra të shumëpërfolur të botës së krimit dhe aktivitetit kriminal në Shqipëri. Lulzim Berisha dhe Ardian &...