Aktualitet

Aksidenti tragjik në Berat/ Dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku një person humbi jetën dhe dy të tjerë mbetën të plagosur

Siç shihet edhe në pamje, automjet tip Porsche ka devijuar nga rruga dhe ka rënë nga ura në një përrua.

26 Shtator 2025, 20:54 Nga E. D
Aksidenti tragjik në Berat/ Dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku një
pamje nga aksidenti

BERAT- Janë publikuar pamjet e rënda të aksidentit tragjik të ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Berat-Poliçan, ku fatkeqësit një person himbi jetën dhe dy të tjerë mbetën të plagosur rëndë. Siç shihet edhe në pamje, automjet tip Porsche ka devijuar nga rruga dhe ka rënë nga ura në një përrua.


Si pasojë e aksidentit humbi jetën në vendngjarje drejtuesi i mjetit, Endri Vrushaj, 34 vjeç, banues në lagjen “Vakëf” në Berat dhe dy pasagjerët, Alban Elezi 36-vjeç dhe Gisi Shehu, i njohur edhe si Kristi Greku, 37 vjeç, të dy banues në lagjen “Barrikadë”,  mbetën të plagosur rëndë.

Ndërkohë të lënduarit janë transportuar fillimisht në Spitalin Rajonal të Beratit dhe më pas janë dërguar me urgjencë drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë, për shkak të gjendjes së tyre kritike.

 

aksidenti ne berat

Sondazh

Poll