Bota

Sulm me armë në SHBA, një i vdekur dhe dy të plagosur

Fillimisht i dyshuari e drejtoi armën nga vetja, ndërsa më pas qëlloi nga e cila, një preson mbeti i vrarë ndërsa tjetri i plagosur rëndë.

24 Shtator 2025, 16:51 Nga E.d
Sulm me armë në SHBA, një i vdekur dhe dy të plagosur
Foto ilustruse

SHBA - Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në SHBA ku një  person u vra dhe dy të tjerë u plagosën rëndë pas një të shtënë me armë, në një qendër të Imigracionit dhe Doganave në Dallas. Fillimisht i dyshuari e drejtoi armën nga vetja, ndërsa më pas qëlloi nga e cila, një preson mbeti i vrarë ndërsa tjetri i plagosur rëndë. Protothema raportoi se Sekretarja e Sigurisë Kombëtare , Christie Noem konfirmoi incidentin dhe tha se kishte lëndime dhe viktima të shumta brenda qendrës së paraburgimit.

"Ndërsa ende nuk e dimë motivin, e dimë që oficerët e ICE po përballen me dhunë të paparë kundër tyre. Kjo duhet të ndalet. Ju lutemi lutuni për viktimat dhe familjet e tyre." theksoi ajo në një postim në Platformën X.

Drejtoresha në detyrë e Shërbimit Amerikan të Imigracionit dhe Doganave, Madison Sheehan, tha se sulmi i armatosur ndaj një objekti të ICE në Dallas mbetet një situatë e rëndë dhe se motivi i sulmuesit është ende i panjohur.

"Kemi parë shumë dhunë në objektet e ICE dhe kjo nuk është hera e parë që përballemi me një sulm të tillë këtë vit", tha ajo në Fox News

shba dallas një viktimë

Sondazh

Poll