Aktualitet

Taulant Muka kërkesë Ministrive në vend: Të rikthehet aksesi në koleksionin e doktoraturave në Bibliotekën Kombëtare

Në kërkesën e tij, Muka kërkon që të rikthehet aksesi publik në koleksionin e doktoraturave të depozituara në Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë.

24 Shtator 2025, 12:48 Nga I.A
Taulant Muka kërkesë Ministrive në vend: Të rikthehet aksesi
Taulant Muka

TIRANË- Profesori Taulant Muka i ka dërguar një kërkesë publike disa Ministrive dhe kryeministrit Edi Rama. Në kërkesën e tij, Muka kërkon që të rikthehet aksesi publik në koleksionin e doktoraturave të depozituara në Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë.

Muka thekson se gjatë kërkimit shkencor, u informua se hyrja në këto doktoratura është e ndaluar. Teksa më poshtë shton se kjo situatë vjen në një kohë kur plagjiatura është shndërruar në model vlerësimi në arsimin dhe akademinë shqiptare.

NJOFTIM PËR MEDIA

Tiranë, 24 shtator 2025 Sot i jam drejtuar zyrtarisht Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Ministrisë së Arsimit dhe Bibliotekës Kombëtare, me një kërkesë për rikthimin e aksesit publik në koleksionin e doktoraturave të depozituara në Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë. Për dijeni, letra i është dërguar gjithashtu Kryeministrit të vendit, z. Edi Rama, dhe mund ta gjeni bashkangjitur.

Gjatë kërkimit shkencor, u informova se hyrja në këto doktoratura është e ndaluar, gjë që përbën shkelje të ligjit shqiptar “Për bibliotekat” (nr. 8576/2000) dhe të ligjit “Për kërkimin shkencor, zhvillimin teknologjik dhe inovacionin” (nr. 109/2024). Ky kufizim bie gjithashtu ndesh me parimet e Shkencës së Hapur dhe me kapitujt e hapur me Bashkimin Europian për qasjen në informacion dhe publikime shkencore.

Kjo situatë vjen në një kohë kur plagjiatura është shndërruar në model vlerësimi në arsimin dhe akademinë shqiptare. Ndërkohë që vetë Kryeministri ka shpallur publikisht Shqipërinë si “atdheun e plagjiaturave”, institucionet përgjegjëse kanë zgjedhur të mbyllin aksesin në doktoratura, duke e bërë të pamundur transparencën dhe kontrollin e punimeve akademike.

Në kërkesën time i bëj thirrje institucioneve për:

Rikthimin e menjëhershëm të aksesit publik në doktoratura.

Sqarim zyrtar mbi bazën ligjore të kufizimit.

Diskutim të kësaj çështjeje në Këshillin Kombëtar të Bibliotekave.

Ky veprim është thelbësor për të garantuar integritetin akademik, transparencën dhe përmbushjen e angazhimeve europiane të Shqipërisë.

taulant muka

Dokumenta bashkëngjitur

Sondazh

Poll