Aktualitet

Hetimi për firmat piramidale online XUEX/ Ereledio Shebeku tregon si u njoh me skemën e mashtrimit

Bëhet me dije se skema zhvillohej në rrjetin social Telegram. Nëpërmjet agjentëve prezantohej një platformë ku qytetarët duhet të investonin minimalisht 1 mijë dollar për tu futur në skemë dhe kishin detyrimin për të anëtarësuar dhe 5 anëtarë të tjerë të cilët po ashtu duhet të paguanin po aq para.

23 Shtator 2025, 20:15 Nga E. D
Hetimi për firmat piramidale online XUEX/ Ereledio Shebeku tregon si u njoh
foto ilustruese

TIRANË- I arrestuari i fundit për piramidat online XUEX, Ereledio Shebeku ka treguar sesi është njohur me skemën e piramidave online. 35-vjeçari i cili u konsiderua si organizator i kësaj skeme mashtruese u arrestua ditën e djeshme në Rinas sapo mbërriti nga Italia ku ndodhej për kurimin e fëmijës së tij.

Bëhet me dije se skema zhvillohej në rrjetin social Telegram. Nëpërmjet agjentëve prezantohej një platformë ku qytetarët duhet të investonin minimalisht 1 mijë dollar për tu futur në skemë dhe kishin detyrimin për të anëtarësuar dhe 5 anëtarë të tjerë të cilët po ashtu duhet të paguanin po aq para.

Sipas hetimeve Shebeniku rezulton të jetë i pari që ka nisur këtë piramidë anëtarësimesh. Nga hetimet ka rezultuar se ai komunikonte me një user me emrin”Leo Smith” i cili i niste linqe se ku duhej bërë anëtarësimi dhe derdhja e parave si dhe trendet e fitimeve te supozuara.

Shqiptarët kanë rënë pre e nje skemë piramidale të tipit 'Ponzi' me platformën e investimeve në bursa XUEX. Qytetarët që kanë rënë pre e kësaj skeme duhet që të investonin të paktën 1 mijë euro, në mënyrë që mund të futeshin në investim. Pas kësaj ata duhet që të sillnin të paktën 5 persona të tjerë në këtë sistem, në mënyrë që të rrisnin përfitimet e tyre./Dosja.al

ereledio shebeku

Sondazh

Poll