Bota

Masakër në Itali/ Gjendet një trup i copëtuar brenda një qeseje

Kufoma e copëtuar u gjet brenda një qeseje të zezë.

23 Shtator 2025, 10:49 Nga E.d
Masakër në Itali/ Gjendet një trup i copëtuar brenda
Foto ilustruse

ITALI – Një trup i gjymtuar është gjetur pranë një hekurudhe në Spoleto të Italisë. Kufoma e copëtuar u gjet brenda një qeseje të zezë. Ngjarja e rëndë u zbulua nga një kalimtar i cili pa diçka të dyshimtë brenda qeses, afër kopshteve në Via XIV Giugno, pranë një hekurudhe në Spoleto.

Policia zbuloi se plagët janë shkaktuar nga një armë të mprehtë, e cila ka shënuar pasoja fatale. Hetimet mjeko-ligjore kanë fiiluar ndërkohë që ende nuk kanë dalë përgjigjiet përfundimtare për identifikimin e tij. Në vendngjarje u gjet edhe një biçikletë e vogël elektrike,  të cilën hetuesit po përpiqen ta lidhin me viktimën. 

Perugia Today raporton se policia po heton nëse vdekja ka ndodhur në zonën ku u gjet qeseja apo nëse është sjellë atje më vonë. Viktima, trupi i së cilës u shpërbë, kishte qenë i vdekur prej disa ditësh, sipas gjetjeve fillestare. Policia po heton gjithashtu edhe rastin e një të riu i cili është raportuar i zhdukur prej disa kohësh nëse lidhet me këtë ngjarje. Ndërsa po vëzhgon edhe imazhet e kapura nga kamerat e sigurisë në atë zonë.

itali spoleto kufomë e copëtuar

Sondazh

Poll