Politike

Shkarkimi i Veliajt/ Dorian Teliti: Maxhoranca insistoi që të mos dëgjohej, por duhet që të flasë

Në një dalje për mediat, Teliti theksoi se është fakt që Veliaj duhet të shkarkohet, por duhet që të dëgjohet njëherë. 

23 Shtator 2025, 11:29 Nga I.A
Shkarkimi i Veliajt/ Dorian Teliti: Maxhoranca insistoi që të mos
Dorian Teliti

TIRANË- Këshilltari i Opozitës Dorian Teliti ka deklaruar se maxhoranca në mbledhjen e komisionit të ligjeve ka insistuar që Veliaj të mos flasë për shkarkimin e tij. Në një dalje për mediat, Teliti theksoi se është fakt që Veliaj duhet të shkarkohet, por duhet që të dëgjohet njëherë. 

"Shkarkimi i Veliaj ka qenë nga opozita 7 muaj, po mazhorancës tani i desh që ta besonte. Ndonëse qëndrimi i opozitës dhe aleatëve të saj është kërkuar shkarkimi i i Veliajt të jetë një orë e më parë. Ne kërkojmë që ky proces të jetë i ligjshëm. Të largohet një orë e më parë, por të mos ketë gjë në dorë për t’u kthyer. Vendimi i mazhorancës është i thatë duke iu referuar mandatit 90 ditor. Fakti që mazhoranca insistoi që të mos dëgjohej do të jetë nesër instrument në dorën e Veliajt. Veliaj duhet të dëgjohej, çdo gjë t’ia themi atje të sallë. Veliaj duhet t’i drejtohej SPAK dhe Këshillit Bashkiak që të futej në mbledhje," tha Teliti.

dorian teliti

Sondazh

Poll