Bota

Polonia: Do të rrëzojmë çdo objekt që shkel hapësirën tonë ajrore

Kjo vjen pasi tre avionë luftarakë rusë shkelën hapësirën ajrore të Estonisë e cila është në kufi me Poloninë, këtë të premte. 

22 Shtator 2025, 15:57 Nga E.d
Polonia: Do të rrëzojmë çdo objekt që shkel
Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk

POLONI – Kryeministri polak Donald Tusk ka deklaruar gjatë një konference për shtyp se Polonia do të rrëzoj çdo objekt i cili synon të prek hapësirën e saj ajrore. “Polonia nuk do të hezitojë të rrëzojë objektet që shkelin hapësirën e saj ajrore dhe paraqesin kërcënim, por do të miratojë një qasje më të kujdesshme ndaj incidenteve që nuk janë të qarta” tha kryeministri polak Donald Tusk.

Kjo vjen pasi tre avionë luftarakë rusë shkelën hapësirën ajrore të Estonisë e cila është në kufi me Poloninë, këtë të premte. Protothema raporton se Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mblidhet sot për të diskutuar mbi incidentin. Ndërsa Moska tha se pretendimet e Estonisë ishin të rreme dhe synonin përshkallëzimin e tensioneve. Rusia akuzoi anëtaren e NATO-s, Estoninë , për pretendime të rreme se tre avionë luftarakë rusë shkelën hapësirën e saj ajrore për 12 minuta të premten.

Kryeministri polak theksoi gjithashtu se Polonia duhet të jetë e sigurt se nuk do të jetë vetëm nëse fillon një përshkallëzim. "Gjithashtu duhet të jem absolutisht i sigurt... se të gjithë aleatët do ta trajtojnë atë në të njëjtën mënyrë siç e trajtojmë ne ", tha ai. NATO do të takohet nesër për shkeljen e hapësirës ajrore të Estonisë nga avionët rusë. Përfaqësuesit e 32 vendeve të NATO-s do të takohen në Bruksel të martën në mëngjes, pas kërkesës nga Estonia se avionët rusë shkelën hapësirën ajrore kombëtare të saj këtë të premten.

poloni estoni nato

Sondazh

Poll