Bota

Italia del në rrugë në mbështetje të Gazës, qindra demostrime në qytetet më të rëndësishme

Ata u organizuan në shenjë solidariteti me popullsinë palestineze në Rripin e Gazës dhe në mbështetje të Flotiljes Globale Sumud.

22 Shtator 2025, 15:26 Nga E.d
Italia del në rrugë në mbështetje të Gazës, qindra
Pamje nga protestat në Itali

ITALI - Italia ka mbushur rrugët e qyteteve më të rëndësishme të saj në mbështëtje të Gazës. Ata u organizuan në shenjë solidariteti me popullsinë palestineze në Rripin e Gazës dhe në mbështetje të Flotiljes Globale Sumud. Protestat u mbajtën në të gjithë vendin duke përfshirë qytete si Trieste në Siçili, Romë, Napoli, Milano dhe Bolonjë. Si pasojë e kësaj transporti lokal, fabrikat, shkollat ​​dhe universitetet u ndalën.

La Reppublica raportoi se protestuesit në Milano hodhën barriera ndaj oficerëve të policisë. Përleshjet u zhvendosën më pas në Piazza Duca d'Aosta, ku protestuesit hodhën barriera drejt kordonit të policisë, duke bërtitur vrasës. Në Marghera, policia goditi me ujë kundër protestuesve. Ndërsa në Bolonja, marshimi bllokoi autostradën dhe unazën rrugore të qytetit. Disa protestues hynë gjithashtu me bomba tymi dhe flamuj, duke prishur trafikun. Ndërsa disa të tjerë hynë edhe në autostradën ngjitur A14.

 

itali gaza protestë

Sondazh

Poll