Aktualitet

EMRAT/ Mbanin me vete doza kokaine me qëllim shitjen ,arrestohen dy persona në Kamëz

Në pranga kanë rënë 35-vjeçari Florin Pepkolaj dhe Edison Stambolli, 36 vjeç

22 Shtator 2025, 10:41 Nga E.d
EMRAT/ Mbanin me vete doza kokaine me qëllim shitjen ,arrestohen dy persona
Foto ilustruse

KAMËZ – Dy të rinj janë arrestuar sot në Kamëz, pasi iu gjetën disa doza kokaine. Në pranga kanë rënë 35-vjeçari Florin Pepkolaj dhe Edison Stambolli, 36 vjeç. Ata u kapën në Valias ku gjatë kontrollit të automjeteve të tyre u gjetë lënda narkotike të cilat u sekuestruan nga policia.

Njoftimi i Policisë

Kamzë/Goditen 2 raste të shitjes së lëndës narkotike Kokainë, në doza. Arrestohen 2 autorët. Sekuestrohen dozat e lëndës. Si rezultat i kontrolleve sistematike, me objektiv goditjen e paligjshëmërive, në çdo formë të shfaqjes së tyre, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve konstatuan dhe goditën 2 raste të sigurimit dhe ndarjes së lëndës narkotike Kokainë, në doza, me qëllim shitjen.

Për këto raste, u arrestuan në flagrancë shtetasit:-F. P., 35 vjeç dhe E. S., 36 vjeç, të dy banues në Kamzë, pasi gjatë kontrolleve fizike dhe në automjete, përkatësisht në Valias dhe në rrugën “Ismail Qemali”, iu gjetën doza të lëndës narkotike Kokainë, të gatshme për shitje. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

kamëz doza kokaine dy persona edison stambolli florin pepkolaj

Sondazh

Poll