Sport

Vora kalon edhe Flamurtarin dhe e zhyt në fund të rendijes!

Ndfërkohë Dinamo nuk ka arritur të triumfojë as këtë javë, duke u ndalur në barazim pa gola ndaj Bylisit në ndeshjen e javës së 4-t të Superiores.

21 Shtator 2025, 18:45 Nga DOSJA
Vora kalon edhe Flamurtarin dhe e zhyt në fund të rendijes!

VORE - Ka përfunduar ndeshja mes Vorës dhe Flaumurtarit, e mbyllur me shifrat 1 – 0 për “Blutë”. Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Da Silva Rodrigues përmes penalltisë në minutën 13’.

Ky finalizimi i shpejtë i dha qetësin e nevojshme Vorës për të menaxhuar rezultatin dhe siguruar 3 pikët. Pjesa e dytë ishte më “luftarake”, por që nuk ndikoi në rezultatin final.

Në totalë u regjistruan 9 kartonë të verdhë, tregues i një ndeshje të ashpër. Pas 4 javësh Superiore, Vora numëron 7 pikë, ndërsa Flamurtari “dergjet” në vendin e parafundit me vetëm 2 pikë.     

Ndfërkohë Dinamo nuk ka arritur të triumfojë as këtë javë, duke u ndalur në barazim pa gola ndaj Bylisit në ndeshjen e javës së 4-t të Superiores. Një sfidë e luftuar deri në fund nga ekipi kryeqytetas. Në pjesën e dytë të sfidës, Bylisi u gjend në inferioritet numerik pas një kartoni të kuq. Megjithatë, Dinamo nuk arriti as me një lojtar më shumë të shënojë gol.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll