Sport

Lajmi keq për Sylvinhon, dëmtohet qendërmbrojtësi i kombëtares!

Kumbulla la fushën e lojës në minutën e 36-të të sfidës në kampionatin spanjoll.

21 Shtator 2025, 18:28 Nga DOSJA
Lajmi keq për Sylvinhon, dëmtohet qendërmbrojtësi i

SPANJE - Marash Kumbulla është pafat. Mbrojtësi i Kombëtares është dëmtuar sot, në ndeshjen që Majorka po luante me Atletiko Madrid.

Kumbulla la fushën e lojës në minutën e 36-të të sfidës në kampionatin spanjoll. Moment delikat për mbrojtësin, vetëm pak javë para sfidës vendimtare me Serbinë në kualifikueset e Botërorit 2026.

25-vjeçari u huazua te Majorka dhe po rezulton me të vërtetë pafat. Menjëherë fitoi vendin e titullarit në La Liga ku spikati në sezonin e kaluar me Espanjolin, por tashmë mbetet për t’u mësuar shkalla e dëmtimit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll