Sport

Dani Carvajal kërkoi falje, katër ditë pas kartonit të kuq që mori kundër Marsejës…

Katër ditë pasi u përjashtua për një goditje me kokë ndaj Geronimo Rullit gjatë fitores 2-1 të Real Madridit ndaj Marsejës në Ligën e Kampionëve të martën, Dani Carvajal kërkoi falje të shtunën. Ai tha se gjesti ishte "i papranueshëm".

21 Shtator 2025, 14:30 Nga DOSJA
Dani Carvajal kërkoi falje, katër ditë pas kartonit të kuq

SPANJE - Pas fitores 2-0 të Real Madridit ndaj Espanyol këtë të shtunë, që llogaritet si java e 5-të e La Ligës, Dani Carvajal doli para shtypit për të kërkuar falje për gjestin e tij që i solli karton të kuq kundër Marsejës në Ligën e Kampionëve të martën (fitore 2-1).

Mbrojtësi spanjol u përplas kokë më kokë me Geronimo Rullin, gjatë një grindjeje në zonë. Më pas ai e goditi me kokë portierin e Marsejës, i cili u rrëzua në tokë.

"Dua të kërkoj falje për përjashtimin në Ligën e Kampionëve", tha Carvajal. "Ishte e papranueshme në një ndeshje si kjo dhe nga ana ime. Le të shërbejë kjo si mësim që të mos ndodhë përsëri. Epo, të paktën ia dolëm mbanë. Ekipi bëri një përpjekje të madhe dhe fitoi ndeshjen."

Portieri i Marsejës dha versionin e tij të ngjarjeve pas ndeshjes, duke hedhur poshtë idenë e ekzagjerimit nga ana e tij. "Ishte një moment në ndeshje, lojtari ishte vetëm dhe unë lëviza përpara me dorën time për të thirrur një shok skuadre që të vinte dhe ta mbulonte", shpjegoi argjentinasi.

"Pastaj ai ma hoqi dorën. Filluam të grindeshim, dhe ai erdhi dhe më goditi me kokë nga poshtë në majë të hundës, ndoshta për shkak të ndryshimit të gjatësisë. Nuk e ekzagjerova, dhe ai menjëherë e kuptoi se kishte bërë një gabim, kaq. Por hunda ime është mirë. Më dhembte, por gjithçka është në rregull tani", përfundoi Rulli.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll