Sport

Vinicius i zemëruar me Alonson, pas zëvendësimit largohet në dhomat e zhveshjes…

"E njëjta gjë ndodhi me Mastantuonon. Kur e zëvendësova, ai më tha: 'Po më zëvendëson?'. Dhe e njëjta gjë me Vinin: ai donte të qëndronte në fushë, por…

21 Shtator 2025, 11:30 Nga DOSJA

Vinicius i zemëruar me Alonson, pas zëvendësimit largohet në

SPANJE - A ka probleme Vinicius te Real Madridi? Ylli brazilian nuk ka luajtur as 80 minuta në një ndeshje ende këtë sezon, dhe sipas MARCA-s, kjo e ka lënë të hutuar dhe shumë të acaruar.

Nuk është rastësi dhe kjo u pa qartë edhe dje kundër Espanyolit, kur trajaneri Xabi Alonso, i tha sulmuesit, se ai do të zëvendësohej. VJ7 nuk mund ta besonte. 

Reagimi i tij shpjegohet lehtësisht: ai e hodhi shishen nga e cila po pinte, ngriti krahët dhe, pasi u zëvendësua, u drejtua drejt e në dhomën e zhveshjes. Më pas u kthye në stol për të parë pjesën tjetër të ndeshjes me shokët e ekipit. Një gjest frustrues për brazilianin 25-vjeçar, i cili nuk ka përjetuar kurrë një menaxhim të tillë vitet e fundit, veçanërisht nën drejtimin e Ancelottit.

Jo vetëm kaq. Ai ka luajtur si titullar në dy nga gjashtë ndeshjet e tij deri më tani këtë sezon. "Sot, e tëra çfarë i duhej ishte një gol. E zëvendësova kur po luante më mirë. Mund të kisha pritur pak më gjatë, por doja të aktivizoja lojtarë të rinj në krahë", shpjegoi trajneri i Real Madridit pas ndeshjes.

"E njëjta gjë ndodhi me Mastantuonon. Kur e zëvendësova, ai më tha: 'Po më zëvendëson?'. Dhe e njëjta gjë me Vinin: ai donte të qëndronte në fushë, por loja kërkonte kontroll dhe ne kishim nevojë për lojtarë të rinj. Edhe Franco doli pak i zemëruar, por kjo u ndodh të gjithëve. Jam i kënaqur me performancën e Vinit, me atë të Francos... por ka raste kur ke nevojë për lojtarë të rinj."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll